Fshehtësi bukurie me vazelinë që jua kursen të hollat

  • 30 March 2019 - 08:42
Fshehtësi bukurie me vazelinë që jua kursen të hollat

Shpeshherë gjërat e thjeshta janë njëkohësisht edhe më të fuqishmet. Kështu që shumica e ekspertëve theksojnë se vazelina është yndyrë e fuqishme që secila zonjë duhet ta ketë në çantën e vet. Vazelina është produkt që ka dobi të shumëfishta në bukurinë e përditshme të lëkurës dhe për zbukurim. Këto janë fshehtësitë e bukurisë që me vazelinë mund t’i përdorni

Në vend të highlighter-it

Highlighter-i për shumicën është hap i pandashëm në grim, sidomos kur bëhet fjalë për grimin e grimerëve profesionist. Mirëpo, a e dini se shumë prej tyre shërbehen me vazelinë. Aplikoni pak vazelinë te mollëzat, ku në mënyrë natyrale bie drita dhe do të fitoni efektin e fytyrës së freskët.

Për theksimin e hijes në sy

Nganjëherë hijet për sy, sidomos ato që janë të ndritshme, nuk kanë pigmente të mjaftueshme, kështu që kurrsesi me përdorimin e tyre të arrihet efekti i dëshiruar. Ajo që në raste të tilla i duhet grimit në sy është baza e mirë. Këtu ndërhyn vazelina, që duhet ta aplikoni në kapakët e syve para se ta aplikoni hijen, në shtresë të hollë dhe të prisni një minutë për të vazhduar me grim.

Heqja e grimit nga sytë

E dimë se heqja e grimit nga sytë, sidomos ato rezistente nga uji, janë mundim i vërtetë. Vazelina mundet të inkuadrohet këtu, nuk shkakton rritim, është i butë për sytë tuaj. Vepron edhe me heqjen e pjesës tjetër të grimit.

Për manikyr

Një nga fshehtësitë kur bëhet fjalë për vazelinën është ta lyeni rreth pllakës së thoit para se të filloni të ngjitni llakun. Kështu do të jetë shumë më i saktë, e krejt çfarë kalon përtej thoit mbetet në vazelinë, e jo në lëkurën tuaj.

Zgjatja e aromës së parfumit

Dhe në fund, përdorimi i vazelinës që na gëzon. Nëse aplikoni vazelinë në lëkurën ku përdorni parfum – pas veshit, në nyje të dorës, aroma zgjat më gjatë.

(Kosova Sot)