Tetë këshilla të vlefshme rreth kujdesit ndaj fytyrës

  • 02 April 2019 - 13:51
Tetë këshilla të vlefshme rreth kujdesit ndaj fytyrës

Njëra ndër temat kryesore të bukurisë, pa dyshim është kujdesi ndaj lëkurës së fytyrës, me sa më pak rrudha dhe me një pamje sa më rinore

Duke u nisur nga parimi se nuk ka këshilla universale, të cilat do të vlenin për të gjithë, ua sjellim tetë këshilla të vlefshme, të dhëna nga dermatologët, kur flitet për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës.

1. Kundër lëkurës së tharë të fytyrës

Nëse keni lëkurë të tharë, të prirë ndaj irritimit, apo nëse keni lëkurë aktualisht të dehidruar, atëherë ajo që ju nevojitet, është kujdesi shtesë i fytyrës gjatë natës. Kjo nuk e përjashton kujdesin e rregullt ditor, apo të mëngjesit, por kujdesi i mbrëmjes duhet të jetë më shumë i theksuar, psh me maska ‘sheet’, meqë gjatë natës lëkura e fytyrës rigjenerohet në mënyrë natyrore, kështu që ky stimulim shtesë për të është i mirëseardhur.

2. Përdorimi i rregullt i produkteve për fytyrë

Nëse përdorni më shumë produkte në kuadër të rutinës tuaj të rregullt, atëherë duhet ta respektoni renditjen e caktuar – pasi që bëni tonifikimin e lëkurës së fytyrës, nëse përdorni, atëherë është koha e vënies së serumit kozmetik, e në fund radha i vjen doza ditore, apo e natës e kremit për fytyrë. Duhet pritur që lëkura ta thithë mirë njërin preparat, para se ta aplikoni tjetrin.

3. Pilingu kimik, po ose jo?

Pilingu kimik mund të ketë rëndësi të madhe sa i përket kujdesit ndaj fytyrës, nëse përdoret në mënyrë adekuate, në përputhje me llojin e lëkurës.

4. Cila thartirë i përshtatet cilit lloj të lëkurës

Thartira glikolize preferohet për lëkurë normale, ajo salicilike për lëkurë të përzier dhe normale. Thartira laktike preferohet për lëkurë normale, ajo salicilike për lëkurë të përzier dhe të yndyrshme, e thartira e qumështit për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.

5. Vitamina C është miku juaj

Vitamina C është një përbërës i mirëseardhur sa i përket kujdesit ndaj fytyrës. Nëse e përdorni me rregull, ai përmirëson sekretimin e melaninës, gjë që, me kalimin e viteve, humb.

6. Kini durim me retinolin

Retinoli është një përbërës i cili përdoret kundër akneve, por në të njëjtën kohë ka edhe një efekt të fuqishëm “anti-age”, si dhe është përbërës i rëndësishëm i kremrave të natës. Nëse vazhdoni me përdorimin e tij, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.

7. Thartirat “Omega 3”

Për një pamje rinore të fytyrës, thartirat yndyrore omega 3 kanë rëndësi të madhe, prandaj duhet t’i përdorni sa më shumë në menynë tuaj.

8. Kremi me SPF

Rrezet UV janë shkaktari kryesor dhe i parë jo vetëm i rrudhave, por edhe i gjendjeve serioze të lëkurës, sikur që janë ndryshimet kancerogjene. Për këtë shkak kremrat me faktorin SPF duhet t’i përdorim gjatë tërë vitit.

(Kosova Sot)