Si ta zbardhni lëkurën e errët në zonën intime?

  • 03 April 2019 - 12:13
Si ta zbardhni lëkurën e errët në zonën intime?

 

Kjo gjendje e lëkurës zakonisht shfaqet në zonën intime, nën sqetulla, në qafë, bërryla, gjunjë etj.

Akoma nuk është zbuluar shkaku specifik i kësaj gjendjeje të lëkurës sepse mund të vijë edhe si shkak i sëmundjeve të ndryshme si diabeti, çekuilibri hormonal, gjeneve, etj.

Akantoza (Acanthosis nigricans) zakonisht nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, dhe përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike.

Ja disa mënyra se si t’i zbardhni këto zona, sidomos zonën intime:

Aloe Vera: Kjo bimë trajton probleme të ndryshme të lëkurës. Aplikoni xhelin e Aloe Verës në zonën intime dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpërlajeni zonën me ujë të pastër.

Aplikojeni këtë metodë çdo ditë derisa të vëreni rezultate të dukshme.

Sodë buke: Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje.

Limoni: Është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të cilët janë shumë të dobishëm për heqjen e lëkurës së vdekur dhe tonifikimin e saj. Lëngu i limonit përshpejton rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës gjithashtu, shkruan femina. Përzieni një filxhan lëng limoni me një lugë mjaltë, lyeni zonat problematike dhe mbajini për 20 minuta. Shpëlahuni me ujë të pastër.

Për rezultate të shpejta e të dukshme përsëriteni këtë metodë çdo ditë.

(Kosova Sot)