Fshehtësi grimi, me të cilat dhëmbët do të duken më të bardhë

  • 07 April 2019 - 18:14
Fshehtësi grimi, me të cilat dhëmbët do të duken më të bardhë

Jo të gjithë buzëkuqit janë njësoj, e nuancat e tyre mund të ndikojnë në bardhësinë e dhëmbëve.

Image

BUZËKUQI I KUQ ME TONE TË KALTRA

Ekzistojnë dallime të mëdha në nuancat e buzëkuqve të kuq. Një prej tyre është buzëkuqi i kuq me nëntoke të kaltra, i cili mundëson zbardhjen e dhëmbëve dhe një buzëqeshje për mbamendje. Do ta dalloni me rastin e zgjedhjes të buzëkuqit tuaj ideal se si disa nuanca tërheqin nga tonet e kaltra që heqin ngjyrën e verdhë të dhëmbëve.

Image

NUANCAT ROZË

Në rast se nuk jeni tip për buzëkuqin e kuq dhe më shumë pëlqen nuancat e buta të ngjyrës rozë, këtu ka një rregull të njëjtë. Te të gjitha nuancat rozë zgjidhni ngjyrat e mjedrës ose fuksisë që përmbajnë tone të ftohta që dhëmbëve dhe buzëqeshjes i japin ndriçim.

Image

HARRONI BUZËKUQIN E NDRITSHËM

Të gjithë buzëkuqit e nuancave të ndritshme nuk kërkojnë rezultatin që kërkon, kështu që harron përzgjedhjen e të tillëve. Në rast se nuk pëlqeni as ngjyrën e kuqe, as nuancat e fuksisë, nuk është fundi i botës. Provo me buzëkuqin e errët. Dhëmbët tuaj do të shkëlqejnë.

Image

SHKËLQIMI PËR BUZË

Në mënyrë që të arrini shkëlqim shtesë dhe bardhësinë e dhëmbëve tuaj, me përzgjedhjen e buzëkuqit të përsosur përzgjidhni edhe shkëlqimin shtesë që arrin iluzionin e përtërirë dhe buzëqeshjen e bardhë.

Image

PROBLEMI ME BUZËT E THATA

Buzët e thata janë armiku më i madh i dukjes së freskët dhe të bukur dhe kështu është vështirë të aplikohet buzëkuqi i përsosur. Për ta zgjedhur këtë problem, trajtoni kohë pas kohe me pilingun për buzë dhe rregullisht përdorni balsam hidratues në mënyrë që buzët t'i keni të buta dhe të bukura.

Image

BUZËKUQI EZMER

Shumicës prej jush i interesojnë nuancat natyrale neutrale dhe ato ezmere të buzëkuqit, dhe si ndikojnë në bardhësinë e dhëmbëve dhe grimin në përgjithësi. Është rregull i artë të shmangni përzgjedhjen e nuancave të ndritshme me nëntoke të ngrohta rozë që shkaktojnë dukjen e verdhë të dhëmbëve.

(Kosova Sot)