Tri fustane që secila femër duhet t’i ketë këtë pranverë

  • 05 April 2019 - 14:12
Tri fustane që secila femër duhet t’i ketë këtë pranverë

Trendët shkojnë e vijnë, adhurueset e modës i përcjellin, e damat e vërteta kanë ndërtuar stilin e tyre dhe nuk vrapojnë pas veshjeve që zgjatin nga një sezon dhe që nuk kanë me çfarë të kombinohen, por investojnë në klasiken cilësore. Ato zgjatin me vite, nuk dalin kurrë nga moda dhe me to kurrë nuk vini në situatën kur ‘nuk keni çfarë të vishni’. Kur jemi në pranverë, bëhet fjalë për fustanet klasike që vishen çdo vit.

Fustanet me pika

Dezeni i përjetshëm që këtë vit aplikohet në fustane, bluza, funde, pantallona... Por, nga të gjitha këto më praktik është fustani. Zgjidhni gjatësinë dhe modelin që ju shkon më së miri dhe që mund ta vishni për secilin rast – nga shëtitja më e thjeshtë deri te mbrëmjet festive. Ngjyrën e zgjidhni sipas shijes dhe stilit, por të zezën, bardhë, bezhë, kurrë nuk do të gaboni.

 Fustanet me shirita

Vijnë në kombinime të panumërta ngjyrash dhe lara, e në një mënyrë fustanet me shirita janë simbol i ditëve me diell dhe motit të ngrohtë. Këtu janë edhe variantet për ditë të ftohta, klasiket neutrale për të gjitha periudhat kohore dhe për secilin rast si kombinimi e zezë/teget dhe e bardhë teget dhe bordo, bezhë dhe të zezë.

 Fustanet me lule

Modeli romantik që nuk mund të anashkalohet, i cili bukvalisht "eksplodon" në rrugët në mbarë botën porsa të afrohet vera. Zakonisht vijnë në modele të lehta me gjatësi të ndryshme, kështu që janë ideale për të gjitha rastet e mundshme.

(Kosova Sot)