Zbulojmë formën e thonjve që më së miri ju përshtatet

  • 05 April 2019 - 15:03
Zbulojmë formën e thonjve që më së miri ju përshtatet

Te përzgjedhja më e mirë e thoit merrni parasysh formën e gishtërinjve tuaj. Ja si më së miri t’i theksoni thonjtë në formën e dëshiruar.

1. Thoi i rrafshët me majë ovale – e lini thoin të rritet drejt në gjatësi dhe vetëm mesin e majës së thoit e rrumbulloni. Kjo formë e thoit ofron përkrahje maksimale për thonjtë dhe shumë të vogla janë gjasat që do të dëmtohet.

2. Forma ovale – thoin filloni ta formoni në ovale që nga ana e thoit (nga vetë fillimi ku thoi ndahet nga mishi dhe lëkura). Kjo formë nga pak i dobëson thonjtë dhe është e përsosur për thonj të fortë dhe të gjerë.

3. Forma katrore – lini thoin që të rritet në gjatësi dhe më pas majën e rregulloni me këndin e duhur në krahasim me gjatësinë e thoit. Kjo po ashtu është goxha formë e “fortë“ për thonjtë që nuk pëlcasin. Një formë si kjo duart i bën të duken më të vogla.

4. Katrorë me skajet e rrumbullakosura – sikurse edhe te forma katrore, vetëm në fund ngadalë rrumbullakoni këndet e thonjve. Ky është një variant i butë i formës katrore.

5. Katrorë-ovale – filloni njëjtë sikurse edhe te thonjtë me formë vale – vetëm s enë majë mos krijoni formën e rrumbullakët por atë katrore.

6. Të rrumbullakët – formë ideale për të gjithë thonjtë shkurt. Thoi mund të rritet deri 2 milimetra nga anash e më pas t’i jepet forma e dëshiruar. Kjo është një formë e fortë që do të jetë rezistent për shumicën e sfidave – pastrim.

7. Formë bademi – thoi rritet ngjashëm sikurse edhe te forma ovale, por maja është shumë më e gjatë. Në një formë si kjo thonjtë shpesh pëlcasin – e kur kjo të ndodhë, nuk mund ta rregulloni, por duhet t’i jepni formë tjetër.

(Kosova Sot)