Tri ngjyra për flokë që do ta shënojnë pranverën

  • 10 April 2019 - 18:08
Tri ngjyra për flokë që do ta shënojnë pranverën

Shmangia e "bad hair days", përfundimisht është një nga qëllimet e secilës femër, pa marrë parasysh gjatësinë, tipin dhe ngjyrën e flokëve. Një prerje dhe një nuancë e mirë, të zgjedhur me kujdes për flokët, gjithsesi se pakëson ato ditë kur ngriheni nga shtrati të pakënaqur me shikimin në pasqyrë dhe lidhni flokët në bisht.

Prandaj, femrat gjithnjë rrinë me sytë dhe veshtë hapur për të dëgjuar për produktin e duhur, nuancën e re apo stilin e ri të flokëve që do të sigurojë "good hair day" të jetë në kontinuitet. Në llojllojshmërinë e madhe të zgjedhjeve ndihmojnë edhe rrjetet shoqërore, shumë revista 'online' dhe shumë revista të tjera të botuara nga të cilat në mënyrë tradicionale femrat kanë rregulluar stilet e tyre. Sidomos lajmi për teknikat e reja në ngjyrosjen e flokëve shpejt përhapen në "Instagram", ku mund të përcillni sallone të shumta duke ekspozuar fshehtësitë e tyre në profile. Tri nuanca të reja për të cilat po flitet në vazhdimësi janë më të ekspozuara.

"CINNAMONSUGARCRUNCH"

Image

Edhe një kombinim i inspiruar nga ëmbëlsira sjell kombinimin e nuancave ezmere, të hirta dhe të verdha që gërshetohen sikurse sheqeri dhe kanella në llojin amerikan të flluskave. Është e përshtatshme për transformimin e bruneve dhe biondinave, e kombinimi i më shumë nuancave jep mundësinë e mirëmbajtjes minimale me efekt maksimal. Ngjyra e pasur njëkohësisht është e ngrohtë dhe e ftohtë, arrihet me teknikën e ngjyrosjes "babylighting" dhe "color-melting" dhe jep rezultat në të cilat rritja nuk do të jetë e dukshme, sepse do të përshtatet me nuancat ekzistuese. Është e këndshme dhe njëkohësisht dalluese për të gjitha ato që duan të vihen re. 

"CHOCOLATECAKE"

Image

Kjo ngjyrë e ngrohtë e çokollatës, pos me emër, tingëllon shumë e pranueshme si ide për të gjitha brunet. Ngjyra ezmere për flokë tash e një kohë nuk konsiderohet si e mërzitshme, sidomos nëse me teknikat e duhura krijohet nëntoni i ngrohtë dhe i butë. Për sa i përket kësaj ngjyre, fillesat e nxjerra me teknikën "balayage" kufizojnë fytyrën dhe i japin dritën toneve ezmere. Për nuanca më të pasura, nëse nuk është e tillë në mënyrë natyrale, nevojitet të zgjidhni ngjyrën ezmere që tashmë posedon nëntone të kuqe ose të bakrit në mënyrë që efekti të jetë i plot. 

"NORDICBLONDE"

Image

Në takim me sezonin e fundit të serisë "Game of Thrones", mania është në majë, e verdha prej platini si floku i Daenerys Targaryen edhe njëherë ka shërbyer si inspirim për ngjyrën e re të flokut. Nëse këtu hidhet edhe trashëgimia nordike, rezultati është ngjyrë platini e verdhë e flokëve, që është edhe më e ndritshme. Krijimi i koloritit nga Masaçusetsi shpejt është bërë virale pikërisht për faktin dhe shkasin e bardhësisë njëdimensionale, e nevojiten 5 deri 8 orë te stilisti për të arritur këtë efekt. Ndërkohë, shkaku i zbardhjes ekstreme duhet pasur kujdes në kualitetin e flokëve, të mbrohen mirë qimet e flokut dhe të vlerësohet me kujdes se si një nuancë e tillë të përshtatet. Në përgjithësi, u sugjerohet femrave me flokë të ndritshëm dhe me çehre të ndritshme, në mënyrë që rezultati mos të jetë tepër agresiv.

(Kosova Sot)