Maskë për ndriçimin e flokëve: Do të keni flokë të mëndafshtë dhe me shkëlqim

  • 12 April 2019 - 09:00
Maskë për ndriçimin e flokëve: Do të keni flokë të mëndafshtë dhe me shkëlqim

A e keni ditur se flokët mund të ndriçohen për tri nuanca, dhe atë me kanellë. Kanella flokëve u dhuron butësi. Rezultate më të mira të ngjyrosjes së flokëve me kanellë mund të ndjejnë femrat me flokë ezmerë, derisa ato me të errët kanellën duhet ta aplikojnë disa herë për të ndriçuar flokët.

Nevojiten:

3 lugë kanellë;

3 lugë mjaltë;

5 lugë balsam për flokë.

Përdorimi:

Përzieni mjaltin dhe kanellën që të lidhen mirë mes vete dhe asaj masës i shtoni balsamin. Maska aplikohet në flokë të pastër dhe të thatë. Këtë masë kurrsesi mos e aplikoni në rrënjën e flokëve për të mos e irrituar. Pas vendosjes së maskës, flokët mbështillni me qese të plastikës dhe me peshqir. Pas gjysmë ore hiqeni peshqirin, e maska me qese apo me folie le të mbetet edhe për 4-5 orë. Në fund e shpëlani me ujë të ngrohtë. Kjo maskë u dedikohet flokëve natyralë, jo atyre të ngjyrosur.

(Kosova Sot)