Ja si mund t’i shpëtoni xhinset që kanë ndryshuar formë

  • 15 April 2019 - 09:52
Ja si mund t’i shpëtoni xhinset që kanë ndryshuar formë

Femrat që në fillim vuajnë për gjetjen e modelit dhe numrit ideal, e marrë parasysh se shumicës kjo nuk u shkon për dore, xhinset e përsosura shpeshherë tingëllojnë si një mit urban. Pikërisht edhe për këtë, kur më në fund i gjejnë, nuk tërhiqen prej tyre. Jo sikurse secila veshje tjetër, xhinset pasi vishen për kohë të gjatë e humbin formën e tyre, prandaj nuk rrinë si në fillim. Por, ndoshta për to ka shpëtim para se t’i hidhni, sepse përnjëherë ju rrinë të mëdha ose të ngushta, provoni këto fshehtësi për ngushtimin e tyre, përkatësisht zgjerimin e tyre.

Nëse janë të mëdha…

– I lani në ujë të vluar

Nëse xhinset u janë zgjeruar, i lani në temperaturën më të lartë. Në temperaturë të lartë ato tkurren, sikurse dhe pambuku.

– I hidhni në makinën për tharje

Pas larjes, xhinset e lagura i hidhni në makinën për tharje dhe lëshoni temperaturën më të lartë. Nxehtësia i tkurrë dhe duken si të reja.

Nëse janë tepër të ngushta

– Lagni me ujë të vakët dhe i shtrini

Kjo është mënyra më e lehtë për zgjerimi e xhinseve që me kalimin e kohës janë zvogëluar. Në një shishe me pikatore hidhni ujë të vakët dhe i lagni, e më pas me duar i shtrini.

– Lahuni me to

Kjo ndoshta tingëllon çmenduri, por ndez. Mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, më pas vishni xhinset dhe uluni në vaskë. Ngrohtësia i liron dhe u përshtaten formave të trupit. Këtë duhet ta bëni një ditë para se të planifikoni t’i vishni.

(Kosova Sot)