Me këto rregulla do të dukeni sikur damë botërore

  • 16 April 2019 - 09:27
Me këto rregulla do të dukeni sikur damë botërore

Merreni guximin që t'i provoni, do të mbeteni të mahnitura Teksasi (xhinsit) është ndër materialet e rralla që barten gjatë tërë vitit, e kur të arrijë pranvera, atëherë tërësisht vërshon rrugët. Pantallonat xhinsi, këmishët, xhaketat, fundet, mund t'i kombinoni në mënyra të panumërta, por një pyetje mbetet gjithherë - si të përshtaten dy rroba nga xhinsi, e të duken bukur?

Edhe pse është njëri ndër kombinimet më të rrezikshme, nëse ndiqni disa rregulla, e veshur me xhinsi nga koka deri te këmbët mund të dukeni për mrekulli!

Ideale për kombinimet ditore. Nëse flitet për xhinsi/fundet/bermudet dhe palltot xhins, mund ta vishni një këmishë valëvitëse apo bluzë të pambukut me mëngë të gjata dhe mos harroni që të vishni xhinsi të ndritur dhe këmishë të errët, po ashtu nga xhins.

Njëri ndër trendët kryesorë këtë sezon janë edhe palltot e gjata xhins me rrip, të cilat duken sikur mantel. Mund t'i bartni edhe si fustan, apo me këmishë dhe me fund xhins përfundi. Në "Instagram" mund të gjeni foto të ndryshme të trendsetereve, rreth asaj se si mund të barten veshjet nga materiali teksas (xhins). A ju pëlqejnë edhe juve veshjet kokë e këmbë nga xhinsi? 

(Kosova Sot)