Pesë detaje të modës që do ta pushtojnë pranverën

  • 18 April 2019 - 09:37
Pesë detaje të modës që do ta pushtojnë pranverën

Secili sezon sjell trendë të rinj në modë, që është e pamundur të përcillet, pos nëse keni xhepin e thellë. Në vijim ju sjellim disa trendë që ia vlen të investohet në ta, që janë të lirë dhe zakonisht më gjatë janë popullorë.

Image

Shamia e mëndafshtë

Lidheni në qafë, në kokë, për rripin e çantës, rreth kyçin... Mundësitë janë të panumërta, e në secilin rast shamia do ta shtojë stilin tuaj.

ImageImage

Syzet e diellit si ‘mace’

Edhe pse Kim Kardashian, J-Lo dhe Rihanna këtë vit po mundohen të vendosin trendin e syzeve futuriste të diellit me xhama të mëdhenj, modelet mini në formë të maces janë shumë popullorë dhe garantojnë dukje shik.

Image

Perlat

Origjinal apo të rremë - nuk ka lidhje, si dhe mënyra se si i mbani, por a dëshironi të jeni në hap me modën, atëherë ju paguhet të investoni në telat me perla për flokë. Marrë parasysh faktin se janë mega popullore janë shumë të lira.

Image

Vathët e rrumbullakët të artë

As ato nuk kanë pse të jenë nga ari i vërtetë, mjafton nuanca e artë. Vathët e rrumbullakët me arsye nuk dalin nga moda tash e disa sezone, sepse ofrojnë dukje elegante për secilën. Aktualisht janë më populloret modelet me madhësi mesatare, por shkojnë edhe vathët e mëdhenj, siç janë bartur në fillim të viteve 2000.

 

Image

Rripi me zbukurim

Nëse keni xhep të thellë, investoni në modelin me logon e një brendi, por të njëjtin efekt do ta ketë edhe rripi me detajet në kopsë. Pos se kështu shtoni edhe kombinimin më të thjeshtë të veshjes, ky detaj ju bën të dukeni më vitale, sepse theksoni pjesën më të madhe të trupit.

(Kosova Sot)