Si ta pastroni “Beauty Blender”-in në tre hapa efikas?

  • 19 April 2019 - 10:00
Si ta pastroni “Beauty Blender”-in në tre hapa efikas?

Tash e disa vjet më parë ai sfungjer është shndërruar në atraksionin e vërtetë në botën e bukurisë, si te grimerët profesionistë, po ashtu edhe për përdorimin e përditshëm të të gjithë femrave. Preferohet për aplikim më të lehtë të pudrës dhe për ten të ekuilibruar, dhe për përzierjen e atyre linjave që askush nuk dëshiron t’i vërejë kur të përfundohet procesi i grimit. Gjithsesi, “beauty blender” është vetëm një prej mjeteve që përdoret gjatë grimit, aty ka edhe brusha të ndryshme, për aplikimin e bronzuesit, bojëkuqit, hijeve. Ajo që ka rëndësi është që këto preparate të kanë kujdesin e duhur, para së gjithave shkaku i higjienës për lëkurën e fytyrës, për të mos shkaktuar procese inflamatore, por edhe për gjithçka tjetër. Ja tri mënyra për pastrimin e “beauty blender”:

Image

 Sfungjerin pastrojeni me sapun

Nëse sfungjeri juaj është ndotur deri në atë masë saqë edhe nuk mund t’ia dalloni ngjyrën origjinale, atëherë është e nevojshme që në procesin e pastrimit të përfshini edhe preparate për pastrim. Mund të përdorni edhe sapunin klasik, dhe atë të lëngshëm. E lagni dhe drejt në të hidhni sapun dhe filloni duke e fërkuar.

 Futeni në ujë sfungjerin

Në një enë me ujë të ngrohtë hidhni pak sapun të lëngshëm, e futni sfungjerin dhe e lini për rreth 10 minuta. Më pas e nxirrni nga uji, e shtrydhni dhe e shpëlani. Në fund e lini të thahet.

Vendoseni “beauty blender” në mikrovalë

Metodë e shpejtë dhe efikase! Në enën që është e tejdukshme hidhni pak ujë të ngrohtë, shtoni shumë pak sapun, më pas e futni sfungjerin nën ujë të ftohtë, e më pas e vendosni në enë. Të gjitha këto i vendosni në mikrovalë jo më gjatë se një minutë. Më pas e lini sfungjerin të ftohet. E shpëlani mirë me ujë të ftohtë akull dhe e lini të thahet.

(Kosova Sot)