Kuptojeni se cilat produkte të bukurisë duhet t’i ruani në frigorifer

  • 20 April 2019 - 08:03
Kuptojeni se cilat produkte të bukurisë duhet t’i ruani në frigorifer

Edhe pse shumica e femrave kozmetikën dhe grimin e ruajnë në banjë apo në tavolinën e grimit, e ekzistojnë disa produkte bukurie që më së miri është t’i ruani në frigorifer. Kështu, pjesa më e madhe e fermave është e vetëdijshme se është shfaqur ky trend i ri – e bëhet fjalë për mini frigoriferët e bukurisë, e siç e tregon edhe emri, janë të dedikuar pikërisht ruajtjes së prodhimeve të bukurisë, por jo për të gjitha produktet. Cilat produkte e kanë vendin në frigorifer, për "Who What Wear" ka shpjeguar ekspertja Patricia Boland.

- Maskat “Sheet”, lëngjet dhe serumet për fytyrë kanë efekt më të mirë nëse i mbani në frigorifer. Po ashtu, në frigorifer do të duhej të ruanit të gjitha produktet natyrale të kozmetikës për të parandaluar prishjen e parakohshme, si dhe të gjitha produkte të kozmetikës që përmbajnë vitamina C – këshillon Boland dhe shton se në frigorifer lirisht mund t’i mbani edhe llakun për thonj, maskat për sy si dhe kremrat hidratuese. Mirëpo, nëse keni menduar se si është më së miri ta ruani kozmetikën, duhet ta dini se ka edhe disa produkte të kozmetikës që më shumë ju përshtatet të rrinë në temperaturë të dhomës.

- Grimi kurrë nuk do të jetë i përdorshëm nëse është i ftohur, mundet të bëhet më i vështirë për ta përdorur – thotë Boland dhe shton:

- Në frigorifer nuk është vendi secilit krem, si balsamit për buzë, sepse forcohet shumë, si dhe parfumeve që nuk duhet tepër t’i mbani kohë të gjatë në vend të ngrohtë sepse ndryshon aromën.

(Kosova Sot)