Këshilla fantastike për kujdesin ndaj flokëve – fshehtësitë e stilistëve profesionistë

  • 22 April 2019 - 09:02
Këshilla fantastike për kujdesin ndaj flokëve – fshehtësitë e stilistëve profesionistë

Të gjitha femrat pëlqejnë të kenë flokë me volum dhe stil të flokëve që ju rrinë më së miri. Pos se fshehtësia është në kujdesin e tyre, për çka më së shumti secila është vetë më meritore, një meritë u shkon edhe stilistëve dhe duarve magjike. Por, asnjë stilist nuk është mrekullibërës nëse flokëve tuaj nuk u jepni kujdesin e duhur. Duhet të dini edhe disa fshehtësi të vogla.

 Tregoni stilistit cilin stil dëshironi përmes fotografisë

Kjo është këshillë e dobishme. Për t’i shmangur keqkuptimet, më së miri stilistit tuaj tregojani fotografinë si dëshironi t’i keni flokët. Tregoni edhe fotografinë e stilit të flokut që kurrsesi nuk e dëshironi.

Vaj ose balsam para pastrimit të flokëve

Fshehtësi kjo që duhet ta aplikoni. Kjo sidomos nëse keni telashe me majat e flokëve. Në pjesët e poshtme të flokëve vendosni balsam apo vaj kokosi, e lini pak, e më pas filloni me larjen.

Mos i thani për së tepërmi flokët

Dihet se secili ekspozim i tepërt i flokëve ndaj të nxehtit dëmton dhe ka efekt negativ, e tharja e tepërt e bën më të prirë për t’u thyer dhe pëlcitur.

Të gjitha preparatet për ndriçim përmbajnë hidrogjen peroksid

Ndriçimi i flokëve, fillesat më të ndritshme, ‘belayage’, teknikat ombre apo ngjyrosjet klasike – dallimi ndryshon, por ajo që është me rëndësi të dini është se të gjitha preparatet për ndriçimin e flokut, në vete përmbajnë hidrogjen peroksid. Këshilla është që mos ta teproni me tretmanët e ndriçimit.

Masazhi me kripë

Nëse dëshironi që flokun ta keni të fortë dhe që më shpejt të rritet deri te gjatësia e dëshiruar, ja një metodë natyrale që mund ta aplikoni. Duhet ta lagni flokun dhe t’i hidhni pak kripë deti, që duhet bërë më pas masazh për dhjetë minuta në lëkurën e kokës. Kështu stimuloni rritjen e flokut.

(Kosova Sot)