Nuancat e llakut, të cilat i bëjnë gishtat që të duken më të gjatë

  • 23 April 2019 - 09:30
Nuancat e llakut, të cilat i bëjnë gishtat që të duken më të gjatë

Ka kohë që ka filluar pranvera dhe, nëse ende nuk e keni bërë, është koha e duhur që llakat e errët të thonjve t’i zëvendësoni me më të ndritur

Natyrisht, llakat e errët nuk duhet t’i nxirrni në tërësi nga përdorimi derisa të vijë sezoni i ardhshëm i ftohtë, por llakat më të ndritshëm për thonj, gjatë ditëve me diell, iu japin atyre një dozë shtesë të freskisë.

E ngjyra shkëlqyese dhe neutrale, që përshtatet shumë mirë me pranverën, është ngjyra bezhë. Nëse përcaktoheni për llak të thonjve me nuancë bezhë, atëherë duhet t’i dini të gjitha dobitë e tij.

Duart tuaja do të duken të bukura, meqë llakat e nuancave të ngjyrës bezhë i bëjnë gishtat që të duken më të gjatë. Por, nëse sapo jeni fejuar, atëherë ky llak do ta tërheqë vëmendjen nga unaza juaj e fejesës. Ndoshta ana më pozitive e llakave të ngjyrës bezhë është se ata qëndrojnë më shumë, apo të paktën gabimet vështirë vërehen.

Nëse nga thonjtë tuaj rastësisht hiqet një pjesë e llakut bezhë, kjo me gjasë nuk do të vërehet nga askush, për dallim nga rasti kur nga gishtat ju hiqet llaku i kuq.

Edhe pse ndoshta nuk bie në sy, llaku ngjyrë bezhë nuk kalon pa u vërejtur. Ai me të vërtetë nuk vërehet menjëherë, por pasi që të vërehet, lëvdatat për manikyrin tuaj nuk do të mungojnë.

(Kosova Sot)