Fustanet maksi si pjesë e kombinimeve tuaja të modës ditore

  • 24 April 2019 - 08:46
Fustanet maksi si pjesë e kombinimeve tuaja të modës ditore

Si qëndroni me fustanet e gjata? A i vishni shpesh në suaza të kombinimeve tuaja të modës, ose mendoni se të gjitha modelet që paraprakisht janë të rezervuara për ato rastet e veçanta? Natyrisht, gjithçka varet nga modeli, materiali i përdorur, por duket se fustanet maksi jo mjaftueshëm janë të përfshira në kombinimet ditore të lehta – kur vishen me këpucë të rrafshëta, atlete, kur dalim në shëtitje apo në kafe me shoqet

Image

Stili romantik në pikë të ditës – përse jo? Fustanet tuaja të lehta me palë dhe materiale të lehta, lirisht mund t’i kombinoni me këpucë të rrafshëta, flokun e lëshuar dhe me grimin "no makeup".

Image

Ose, fustanet t’i kombinoni me atlete. Atletet e bardha klasike, me fustanin e strukturuar të verdhë me dekolte diskrete, që mund të vishni në raste të mbrëmjes gjatë verës, mund të kombinohet me atlete dhe mund të përshtatet edhe me stilin ditor të modës.

Image

Mbetemi te fustanet e gjata me atlete – nëse jeni adhuruese e stilit minimalist, atëherë mos lëshoni rastin ta kombinoni fustanin e gjatë prej pambuku, me një çantë efektive si aksesorë, apo fustan të lehtë me zinxhir të thellë duke e veshur sipër xhinseve të preferuara. Për mbathje, ju sugjerojmë atletet e bardha klasike.

Image

Pastaj, midis propozimeve hasim edhe në fustanet me model të lehtë dhe me lara me lara gjeometrike. Sidomos efektiv duket kur kombinohet me çizme të shkurtra.

Image

Në fund edhe dy fustane, që paksa janë në stilin retro, si nga larat po ashtu edhe nga dezeni. Fustani i gjatë me pika-pika, sandale të rrafshëta, flokun e mbledhur në majë të kokës, çantë të madhe dhe syza dielli.

Image

Propozimi tjetër: – Fustani kimono dhe mbathje të rrafshëta me motive të kafshëve ndoshta nuk janë zgjedhja ideale për shëtitje, por po ashtu mund të jetë kombinim i modës që do ta zgjidhni për ditën, kur dëshironi të lini përshtypje e njëkohësisht të jeni formale. Gjithsesi, motivet e kafshëve janë aty që gjërat t’i bëjnë shik.

(Kosova Sot)