Fshehtësitë e grimit që kanë vlerë të artë

  • 28 April 2019 - 18:15
Fshehtësitë e grimit që kanë vlerë të artë

Nëse jeni të dashuruara në grim, atëherë dini si të përdorni krejt asortimentin nga koleksioni juaj. Mirëpo, edhe grimerët profesionistë befasohen me disa fshehtësi të reja në grim. Në vijim ju sjellim disa fshehtësi, përmes të cilave juve ju lehtësohet puna, kurse grimimi ju shndërrohet në kënaqësi

Image

Highlighter”-i në kapakë dhe përreth syve

“Highlighter”-i në kapakët e syve dhe përreth syve luan rol kyç, sidomos nëse dëshironi të arrini dukje natyrale, e që syve t’u ofroni hijeshi shtesë. Nuancat e ndritshme dhe prej sedefi aplikoni në këndet e brendshme të syve, në mesin e kapakut dhe nën vetulla. Së pari përdorni tonet më të ndritshme, e vazhdoni me të errëta. Mos harroni përzierjen.

Image

Gjallëroni maskarën e thatë

Megjithëse maskarën duhet ndërruar çdo 3-4 muaj, ndodh që produkti të thahet para afatit të skadimit. Maskara bëhet e papërdorshme, duket sikur keni shpenzuar kot të holla. Nëse thahet, kurrsesi mos "pomponi" maskarën me lëvizje të shpejta të brushës. Kështu shtoni ajër në shishe dhe kontribuoni tharjes. Fshehtësia e jetëgjatësisë së maskarës është në pikat për sy! Dhe atë në maskarë, e jo në sy. Hidhni 1-2 pika në shishe dhe përzieni me shishe.

Image

Le të shkëlqejnë hijet në sy

Fshehtësia për arritjen e hijeve vibruese dhe hijeve ekzistuese në kapakë, fshihet në ‘eyeliner’. Para se të aplikoni hijen, krijoni një bazë të bardhë krem. Më pas përdorni nuanca sipas dëshirës tuaj dhe imagjinoni grimin pranveror.

Image

 Fshehtësia e buzëkuqit afatgjatë

Buzëkuqi është pjesë e grimit që gjatë ditës përjeton shumë sfida: ushqim, pije, bisedë, puthje... Në fund të ditës kryesisht përfundoni me shenja të buzëkuqit në buzë, që nuk duket aspak mirë. Fshehtësia e jetëgjatësisë së buzëkuqit fshihet në pudër. Pasi të aplikoni buzëkuqin, sipër buzëve vendosni një shtresë të letrës së hollë. Më pas me brushë hidhni pudër pluhur. Kështu vendosni shtresë mbrojtëse.

Image

 

 

Kujdes në afatin e skadimit

Nuk kemi të bëjmë me fshehtësi, por për kujdes dhe këshillë. Produktet kur t’ju kalojë afati mund të kenë efekt negativ në lëkurë, sy, buzë, thonj. Hidheni të gjithë grimin që i ka kaluar afati:

maskara 3-4 muaj;

bojëkuqi dhe pudra e fortë 12-18 muaj;

llaku për thonj 2 vjet;

buzëkuqi 12-18 muaj;

pudra e lëngshme 6-12 muaj;

“eyeliner”-i dhe lapsi për buzë 18-24 muaj.

(Kosova Sot)