Aloe vera në shërbim të bukurisë: Për lëkurë, flokë dhe buzëqeshje të bukur

  • 30 April 2019 - 17:03
Aloe vera në shërbim të bukurisë: Për lëkurë, flokë dhe buzëqeshje të bukur

Aloe vera është përbërës ideal në produktet e kujdesit

Janë të njohura të mirat e saj në mjekësi dhe kozmetikë, ndërkaq për shërimin e lëkurës përdoret që nga koha e faraonëve,

Kjo bimë ka përbërje unike dhe cilësi shëruese të cilat gjithnjë e më shumë po i befasojnë shkencëtarët.

Formula magjike e aloe verës është xheli i lëngshëm dhe i tejdukshëm i cili gjendet në fletët e saj të mëdha të gjelbra.

Image

Ky xhel përmban më shumë se 200 përbërës të dobishëm aktivë siç janë amino-thartirat, enzimat, ligninat, sterolat, saponinat, vitaminat dhe mineralet. Ndërkaq disa përbërës ende nuk janë zbuluar.

Mësoni se çfarë mund të shëroni me këtë bimë magjike:

1. Zvogëlon dhembjen dhe të kruarit e shkaktuar nga pickimi i insekteve

2. Ndihmon në rastet e sukrepit dhe reaksioneve alergjike

Nëse nuk keni mundësi të gjeni xhel mund të përdorni ekstraktin e aloe verës. Përdoreni së paku tri herë në ditë në zonën e përfshirë me sukrep.

3. Eliminon virusin e lisë së ujit

Qitni losion aloe vere në plagë të lisë së ujit dhe lëreni që të thahet. Kështu do të zbusni pasojat e shpërthimit të lisë së ujit.

4. Zvogëlon problemet me aknet

Qitni xhel të pastër drejtpërdrejt pas larjes dhe pastrimit të lëkurës.

5. Lehtëson simptomat e psoriazës, dermatitit dhe ekzemave

Aloe vera është nektar i vërtetë për lëkurën. Ajo ka ndikim qetësues, pastron lëkurën nga papastërtitë, dezinfekton dhe përshpejton shërimin.

6. Pastron organizmin nga jashtë dhe nga brenda

Losioni, xheli dhe shampoja mund të aplikohen lokalisht për pastrimin dhe kurën e lëkurës dhe flokëve. Marrja gojore e aloe verës ndihmon në detoksikimin e traktit të tretjes dhe gjakut.

7. Zvogëlon pigmentimin dhe njollat e errëta në lëkurë

Nëse keni probleme me tenin jo të unifikuar, rregullisht aplikoni xhelin e aloe verës apo kremin në zonat problematike.

8. Masazhi i lëkurës me piling nga aloe vera

Bëni piling natyral për trupin! Përzieni dy lugëxhel aloe vere, një lugë të vogël lëng limoni dhe dy lugë sheqer të kafenjtë. Bëni masazh të mirë lëkurës, pastaj shpëlani me ujë të vakët.

9. Kura kulmore e lëkurës

Xheli i aloe verës dhe lëngu hidratojnë dhe zbusin lëkurën. Qiteni në fytyrë dhe pas 20 minutash shpëlajeni me ujë të zakonshëm.

10. Mbrojtja nga vragat dhe strijat

Përzieni 2 filxhanë të vegjël kripë deti, 1 filxhan të vogël vaj kokosi, 1 filxhan të vogël aloe vere dhe 2 filxhanë të vegjël mjaltë. Përzierjen qiteni në trup dhe lëreni të veprojë gjysmë ore. Pas kësaj shpëlajeni.

11. Rinimi i lëkurës

Nëse e aplikoni rregullisht, kjo bimë kontribuon në dukjen rinore, zbut plakjen e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave.

12. Rritje e shpejtë dhe dukje më e mirë e flokëve

Aloe vera përshpejton rritjen e flokëve dhe u jep shkëlqim mëndafshi. Bëni masazh rrënjës me preparate në bazë aloe vere, pastaj shpëlani flokët mirë.

13. Kuron natyrshëm dhëmbët

Përdorimi i pastës së dhëmbëve në bazë aloe vere i mban dhëmbët të shëndetshëm dhe forcon mishin e dhëmbëve.

(Kosova Sot)