Kthimi i modës së viteve të '90-ta

  • 30 April 2019 - 10:23
Kthimi i modës së viteve të '90-ta

P ër dallim nga vitet e '90-ta, kur çantat e belit ishin më shumë nevojë sesa përzgjedhje e qejfit, tani ata aksesorë kthehen në pistat e modës. Ato janë bërë hit i tillë, saqë emrat e mëdhenj të modës, si "Gucci", ka plasuar serinë e çantave të dizajnuara të frymëzuara mu nga këto çantat e belit. Por, çantat e sotme dallojnë shumë nga ato të dikurshmet.

Ato janë më të sofistikuara, kombinohen lehtë, e me një veshje adekuate, mund të jenë edhe një element i cili e shton elegancën. Atë që këtij aksesori nuk mund t'ia mohojmë assesi, ka të bëjë me atë që është praktik dhe i dobishëm. Çantat janë dizajnuar nga materiale të ndryshme, kanë formë të ndryshme dhe pasojnë stile të ndryshme, prandaj lehtë mund të kombinohen për çdo rast. Një përparësi tjetër është se nuk keni nevojë të frikësoheni nga hajnat, për dallim nga çantat të cilat i bartim në dorë, apo krah. Gjendemi në vlugun e sezonit pranverë/verë, kohës kur më së shumti dhe më së lehti bëhen eksperimentet, sidomos kur flitet për aksesorët e modës.

Luajmë me ngjyra, dizajnë dhe tekstura të ndryshme dhe, kështu, e planifikojmë stilin e ri. Çantat e tilla mund t'i vendosni përpara, anash, prapa, rreth supeve, rreth ijëve... Gjatë viteve të '90-ta, kjo çantë konsiderohej dështim i plotë i modës, prandaj ajo preferohej vetëm nga 'turistët pa stil'. Sot kemi një situatë tjetër. Kjo çantë tani ka marrë rolin e rripit të stilizuar, prandaj kërkon një veshje klasike dhe elegante. Për dallim nga çantat e viteve të '90-ta, çantat e tashme të belit janë të bëra nga materialet kualitative, kryesisht nga lëkura dhe mbajnë emra disenjatorësh të famshëm. 

(Kosova Sot)