Pesë këshilla për ta pastruar lëkurën në mënyrë adekuate

  • 01 May 2019 - 08:29
Pesë këshilla për ta pastruar lëkurën në mënyrë adekuate

Nëse doni ta pastroni lëkurën në mënyrë adekuate, atëherë nuk mjafton vetëm larja me sapun dhe ujë

Nuk keni nevojë që gjithsesi të blini produktet më të shtrenjta në treg për ta pastruar lëkurën tuaj në mënyrë adekuate. Lëkura grumbullon mbetje të cilat nuk vërehen gjithnjë. Djersa, ekspozimi ndaj ambientit të ndotur, pluhuri si dhe shumë faktorë të tjerë mund të çojnë deri te papërsosshmëritë.

Ja pesë këshilla për një pastrim adekuat të lëkurës

Image

1. Përdoreni një sapun të butë

Sapunin duhet ta zgjidhni në bazë të llojit të lëkurës. Për vite të tëra, shumë studime kanë treguar se përdorimi i sapunëve konvencionalë mund të ndikojë në shëndetin e lëkurës. Për shkak të përbërësve të tyre, ata mund ta ndryshojnë vlerën e pH-së së lëkurës, duke larguar vajrat natyrore dhe bakteret e shëndetshme. Për këtë shkak, më së miri është që të përdorim sapunë të butë, me përbërës natyrorë. Formulat e tyre janë më të buta sesa ato të sapunëve të parfumosur dhe nuk ndryshojnë nivelin e pH-së së lëkurës. Mos harroni shpëlarjen me ujë të ftohtë.

2. Aplikojeni një qërues

Qëruesit (eksfoliantët) janë bërë shumë të popullarizuar gjatë viteve të fundit. Në fakt, ata janë bërë pjesë e pandashme e rutinës së bukurisë së shumë personave, meqë e pastrojnë lëkurën me rrënjë. Falë strukturës së tyre kokërrzore, ata largojnë edhe mbetjet të cilat nuk largohen nga sapunët. Ata kanë edhe efekt regjës, që d.m.th. se minimizojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës (sebum). Për këtë shkak, ata janë të përkryer për luftimin e akneve dhe puçrrave të zeza.

Nëse nuk keni mundësi të blini qëruesit e gatshëm, ju mund ta përgatisni një edhe vet:

• Thjesht përzieni një përbërës të kokërrzuar, sikur që është sheqeri, apo fundërrinën e kafes, me një hidratues, sikur që është vaji i kokosit, apo mjalti.

• Pasi që të keni fituar një qull të trashë, aplikojeni atë në lëkurën tuaj me anë të lëvizjeve të buta rrethore, duke e lënë që të veprojë për tre deri pesë minuta.

• Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Image

3. Përdorni pastrues me bazë vaji

Pastruesit me bazë vajore janë të përkryer për lëkurë dhe për largim të grimit. Për shkak të përbërjes së tyre, ata mbledhin mbetjet e ndryshme dhe largojnë qelizat e vdekura që grumbullohen në sipërfaqe të lëkurës. Po ashtu, këta pastrues nuk ndryshojnë barrierat natyrore vajore të lëkurës, e as vlerën e pH-së së saj.

Në fakt, preparatet e gatshme për heqjen e grimit përmbajnë vaj, edhe ashtu. Sa i përket vajit që preferohet të përdoret më së shumti, ai është vaji i ullirit.

4. Përdoreni “ujin micelar” (grimca)

“Uji micelar” (me grimca të veçanta të vogla për pastrim) është produkt i dedikuar për të gjitha llojet e lëkurës. Ai është bërë i popullarizuar gjatë viteve të fundit dhe përmban molekula që tërheqin mbetjet dhe vajin, duke përshpejtuar heqjen e tyre.

Përdorimi i rregullt i këtij uji ndihmon në mbylljen e poreve dhe tonifikon indet. Ky ujë nuk e thanë lëkurën, nuk përmban alkool, parabene, e as substanca tjera të cilat mund ta ndryshojnë lëkurën tuaj.

Image

5. Aplikoni me rregull maska për fytyrë

Maskat e fytyrës duhen përdorur një herë në javë. Aplikimi i maskave për fytyrë është një mënyrë tjetër e mirë për ta pastruar lëkurën tuaj ashtu si duhet. Përdorimi i tyre lehtëson heqjen e papastërtive dhe sebumit, të cilat edhe i mbyllin poret.

(Kosova Sot)