Hiqni qimet nga fytyra në mënyrë të natyrshme

  • 03 May 2019 - 13:17
Hiqni qimet nga fytyra në mënyrë të natyrshme

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për heqjen e qimeve nga fytyra. Disa prej tyre me të vërtetë janë efikase, por nuk janë aspak të lira Këtu do të flasim për metodat tradicionale të heqjes së qimeve nga fytyra.

Preparati me sodë të bukëve

Ky tretman duhet të bëhet në mbrëmje. Qitni një lugë sodë të bukës në 200 ml ujë të valë, përzieni dhe lëreni që të ftohet. Në këtë përzierje zhyteni një copë të vogël të garzës, apo pambukut, kullojeni dhe qiteni aty ku rriten qimet e padëshirueshme. Ngjiteni me shirit ngjitës dhe lëreni gjatë tërë natës. Pas vetëm 2-3 tretmanëve do të fillojnë të bien qimet.

Metoda me jod

Për përgatitjen e këtij preparati duhen: 2 ml jod; 1,5 ml amoniak; 40 ml alkool 96% dhe 10 ml vaj ricini. Të gjithë përbërësit duhen përzier dhe duhen lënë derisa përzierja të bëhet e pangjyrë. Këtë masë e fërkoni në pjesët e fytyrës nga ku doni t'i hiqni qimet, edhe atë në mëngjes dhe në mbrëmje. Qimet do të fillojnë të bien pas disa përdorimeve.

Metoda me vaj hithi

 Receta e këtij preparati është përdorur që në shekullin XVII dhe është si vijon: 3 lugë fara të hithit qiten në 100 ml vaj bimor. Lihen që të rrinë në vend të nxehtë për 14 ditë. Më pas kullohen me garzë dhe qiten në kavanoz të qelqtë, duke u mbyllur më pas me kapak. Çdo mbrëmje, një copë pambuku, apo garze, të zhytur në vajin e hithit, qitet në pjesët problematike të fytyrës dhe lihet të qëndrojë gjysmë ore.

Hudhra

Me lëngun e freskët të hudhrave të fshihen pjesët problematike me qime disa herë në ditë. Lëngun e hudhrës duhet lënë që të qëndrojë në fytyrë gjysmë ore, për arritjen e efektit maksimal. Më pas të shpëlahet fytyra dhe të lyhet me krem. Ekziston edhe metoda e shkuljes së qimeve me pe, por ajo nuk është aq e padhembshme. 

(Kosova Sot)