7 këshilla tradicionale të bukurisë, që mund t'i dëgjoni nga gjyshja juaj

  • 08 May 2019 - 18:18
7 këshilla tradicionale të bukurisë, që mund t'i dëgjoni nga gjyshja juaj

Këshillat 'primitive' të bukurisë mund të duken të përshtatshme vetëm për gjyshet tuaja, mirëpo fakti që gjeneratat e vjetra vazhdojnë t'iu përmbahen këtyre këshillave të bukurisë do të thotë që ato funksionojnë. Nëse i provoni këshillat, të cilat i kemi renditur më poshtë, do të bindeni edhe vetë

Image

1. Trangujt për sy

Me siguri që i keni parë yjet e ndryshme teksa vendosin trangujt në sytë e tyre. Në fakt, kjo është njëra ndër këshillat tradicionale e cila ka qëndruar më së gjati, pasi që trangujt ndihmojnë shumë në zvogëlimin e fryrjes së lëkurës përreth syve, si dhe bëjnë që ju të dukeni sikur keni pushuar gjatë. Pra, pa marrë parasysh se sa keni fjetur, nëse e ndiqni këtë këshillë do të dukeni sikur keni pushuar mjaftueshëm.

Image

2. Petalet e trëndafilit në vend të buzëkuqit

Para shumë kohëve, femrat kanë përdorur petalet e trëndafilit në vend të buzëkuqit. Tani, pothuajse të gjitha femrat kanë nga një buzëkuq në çantën e tyre, mirëpo nëse ndonjëherë mbetni pa të, petalet e trëndafilit mund t'ju ndihmojnë. Për më tepër, ato janë shumë natyrale dhe nuk përmbajnë elementet e ndryshme kimike, të cilat mund të jenë të dëmshme për buzët tuaja.

Image

3. Uji i ftohtë për lëkurë të pastër

Trajtimi i lëkurës, në veçanti i fytyrës, me ujë të ftohtë ndihmon në shmangien e shfaqjes së akneve dhe shenjave të tjera në fytyrë, pasi që uji i ftohtë mbyll poret, duke ua pamundësuar baktereve që të futen në lëkurën tuaj. Atëherë, pasi që të keni pastruar fytyrën me ujë të vaktë, trajtoni atë me ujë të ftohtë. Nëse mund ta duroni ujin e ftohtë, kjo teknikë funksionon shumë mirë edhe në gjithë lëkurën e trupit.

Image

4. Vazelina

Vazelina më herët nuk është përdorur vetëm për të zbutur dhe trajtuar buzët e çara. Në fakt, vazelina ka qenë shumë e rëndësishme për sytë e femrave para disa viteve. Vazelina është përdorur për t'iu dhënë shkëlqim qepallave të syve, si dhe për t'iu shmangur fryrjes së syve.

 

 

 

Image

5. Pudra e foshnjave

Në vend se të shpenzoni shuma të mëdha parash në blerjen e produkteve të shtrenjta, shkoni në barnatore dhe kërkoni pudër foshnjash. Pudra ka një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e flokëve tuaj, pasi që bën që ato të thithin yndyrën e nevojshme, duke fituar më tepër shkëlqim. Për më tepër, pudra e foshnjave bën që flokët tuaja të kenë më shumë volum.

Image

6. Sheqeri për pastrimin e lëkurës

Sheqeri është njëri prej produkteve më të mira për pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura. Përzieni sheqerin me vaj ulliri, pastaj trajtojeni lëkurën tuaj me atë përzierje. Fakti që sheqeri është një produkt shumë natyral dhe shmang futjen e kemikaleve të padëshirueshme në lëkurë ka bërë që ai të gjejë përdorim të gjerë në trajtimin e lëkurës në të kaluarën.

Image

7. Leckat për dredhim të flokëve

Çka kanë përdorur femrat në të kaluarën për të dredhuar flokët e tyre? Pasi që në atë kohë nuk ka pasur elektricitet e as makina speciale për dredhimin e flokëve, e gjitha që u është nevojitur atyre ka qenë një grumbull leckash, të cilat i kanë përdorur për t'i mbështjellë flokët e tyre në mbrëmje dhe me t'u zgjuar në mëngjes kanë pasur flokë të dredhuara!

(Kosova Sot Online)