8 mënyra për t'i fshehur rrudhat

  • 04 May 2019 - 10:47
8 mënyra për t'i fshehur rrudhat

Nëse dëshironi të dukeni e freskët dhe shumë më e re sesa që tregojnë vitet, atëherë minimizoni rrudhat tuaja përmes tetë këshillave.

Vendosni hidreatues

Me kalimin e kohës, lëkura bëhet më e thatë, duke krijuar rrudha që dallohen gjithnjë e më shumë. Rikthejeni këtë hidratim për t'i theksuar linjat e mira. Hidratimi ushqen fytyrën tuaj, si dhe mbyll lëkurën e çarë apo të plakur, thotë Joshua Zeichner, drejtor në dermatologjinë kozmetike dhe klinike në "Mount Sinai Medical Center" në Nju Jork.

Përdorni retinoide

Retinoidet nxitin lëkurën tuaj të formojë më shumë kolagjen, që lufton rrudhat. Mund t'i blini prodhimet e bëra me retinol apo t'i merrni përshkrimet nga mjeku. Të dyja "janë studiuar mirë për rrudhat, dhe funksionojnë" thotë Zeichner. 

Mos e teproni me kremat kundër plakjes 

Merrni gjërat shtruar. Provoni vetëm një apo dy prodhime kundër plakjes, jo më shumë. Nëse përdorni më shumë, ka gjasa ta irritoni lëkurën tuaj, që shenjat e plakjes do t'i bëjë më të dukshme. Kërkoni preparatet me vitamina C.

Grimi: Filloni me mbushës silikoni

"Pas hidratimit, aplikoni grimin si bazë, në mënyrë që t'i zbusni rrudhat", thotë Jaclyn Peresetsky, artiste grimi dha bashkëpunëtor në Klinikën e Lëkurës së Përsosur në Ohio.

Përdorni hidreatim të lehtë

Formulat e rënda dhe pa shkëlqim e bëjnë lëkurën tuaj të duket më e vjetër. Keni nevojë për më shumë fshehje të rrudhave, prandaj përdorni diçka që fsheh poret e errëta.

 

Ndriçojeni pudrën 

Pudra minerale vendoset në grimin tuaj pa mbuluar poret. "Kërkoni pudrën që përmban mikrogrimca që reflektojnë në lëkurën tuaj", thotë Peresetsky.

Futini në lojë sytë tuaj

Sytë e theksuar janë një nga fshehtësitë e artistëve të grimit, të cilët i përdorin sytë për t'i mbuluar rrudhat. Zgjidhni një hije pa shkëlqim për sytë. Ngjyrat neutrale bëjnë punë më së miri. 

Theksojeni buzët

 Mbani ngjyrën në buzët tuaja. "Lapsi i buzëve dhe shkëlqimi do të duhej ta kenë efektin e vet, thotë Peresetsky. Theksojini buzët me një laps të lëngshëm, i cili sado pak përshtatet me ngjyrën e buzëve tuaja.

(Kosova Sot Online)