Ngjyrat dërgojnë porosi të fshehëta

  • 04 May 2019 - 18:01
Ngjyrat dërgojnë porosi të fshehëta

Në botën moderne ngjyrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Ngjyrat nuk ndryshojnë vetëm disponimin, por edhe caktojnë mënyrën se si do t'i shohim njerëzit e tjerë. Ngjyrat të cilat veshin personat në rrethin tonë do të ndikojnë nëse do t'i përjetojmë si dominues apo si persona që mund t'ju besojmë. Faktet rreth ndikimit të ngjyrave tregojnë se ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në gjithë këtë kontekst. Në Japoni përmes ngjyrës së bardhë tregohet keqardhja, derisa në kulturën tonë kjo i besohet ngjyrës së zezë. Domethënia e ngjyrave vendoset përmes kulturës, por kështu si janë duke ndryshuar me kalimin e kohës ndoshta shumë shpejt ngjyrën e kaltër do ta konsiderojmë si agresive. Deri atëherë, na mbetet të kënaqemi në botën të cilën e rrethojnë perceptimet tona, si dhe cilat ngjyra paraqesin një aventurë në vete. 

ROZË - EROTIKË

Hulumtimet kanë treguar se 98,7 për qind e të burgosurve pas 15 minuta në qelitë me ngjyrë rozë janë ndier më të dobët, sepse kjo ngjyrë asocion në feminitet.

ROZË E BUTË - FEMINITET

Tonet më të ndritshme lidhen më shumë me feminitetin, ndërsa hulumtimet kanë vërtetuar se ekspozimi karshi kësaj ngjyre mund t'i qetësojë nervat.

E PORTOKALLTA - ZEMËRIM

Kjo është një ngjyrë e cila personave të ndjeshëm u ndihmon ta qetësojnë dhe kontrollojnë veten e tyre. Por kjo nuancë mund të nxitë zemërim dhe mllef.

E KALTËR E MBYLLËT - PIKËLLIM

Nuanca më e errët e ngjyrës sykaltër nxit pikëllim. E adhurojnë personat që dëshirojnë qetësi dhe paqe, që janë më të mbyllur dhe më me turp.

E KUQE - EKSITIM

Në ngjyrën e kuqe jemi më tërheqës karshi gjinisë së kundërt, si dhe eksitojmë të tjerët, por te disa banorë të vendeve afrikane kjo ngjyrë vepron si shkaktar i seksit.

VJOLLCË - DOMINIM

Nëse jeni përcaktuar për këtë ngjyrë, lëni përshtypjen e një personi që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, si dhe të personit që dëshiron të dominojë në shoqëri.

E PORTOKALLTË E MBYLLËT - SFIDUESE

Në tone të tilla, ngjyra e portokalltë e mbylltë të tjerëve u ndikon si sfiduese. Kjo ngjyrë mund ta simbolizojë tradhtinë dhe mashtrimin, por edhe seksualitetin. 

(Kosova Sot)