Kjo është, pa dyshim, ngjyra e vetme e flokëve që duhet të provoni këtë sezon

  • 09 May 2019 - 17:34
Kjo është, pa dyshim, ngjyra e vetme e flokëve që duhet të provoni këtë sezon

Nëse jeni një njeri që ju pëlqen të eksperimentoni vazhdimisht me ngjyrat e flokëve, atëherë nuk duhet të rrini pa provuar ngjyrën gështenjë në të gjitha nuancat e saj. Kjo ngjyrë flokësh është ngjyra më trendy e sezonit, prandaj merreni në konsideratë nëse dëshrioni të ndryshoni pamje. Gështenja ka balancën perfekte midis toneve të kuqërremtë dhe toneve kafë dhe tërheq shumë vëmendje.

Image

Nëse nuk dëshironi të guxoni aq shumë sa të shndërroheni në kokëkuqe, ngjyra gështenjë në të kuqërremtë është perfektja për ju.

Image

Mund të zgjidhni edhe gështenjën ombre, si Jenna Dwan, pasi duket më natyrale dhe më moderne. Po ashtu, takimet te parukierja do të jenë më të rralla, pasi lyerja ombre të jep mundësinë të mos i lyesh flokët shumë shpesh.

Image

Pak rëndësi ka nuanca që zgjidhni, e rëndësishme është që me këtë ngjyrë do të shkëlqeni!

(Kosova Sot Online)