
Lexoni edhe:
Strategjia që duhet ndjekur për të qenë në formë
Ushqimet e pasura me biotinë janë ushqimet me të shëndetshme për flokët dhe thonjtë tuaj. Këto ushqime janë të pasura edhe me proteina dhe yndyrë të shëndetshme. Andaj, pa marrë parasysh se a jeni vegjetariane apo jo, në listën e mëposhtme ju do të keni mundësi të gjeni ushqime të përshtatshme për ju dhe për shëndetin e flokëve dhe thonjve tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
1. Peshku salmon
Ky ushqim i detit është shumë i pasur me biotinë, omega 3 dhe me proteina. Të gjithë këta përbërës kontribuojnë në krijimin e kolagjenit në trup, i cili stimulon rritjen e thonjve dhe flokëve të shëndetshëm.
2. Bajamet
Përveçqë janë të pasura me biotinë, bajamet përmbajnë sasi të madhe të Vitaminës E, e cila bën që lëkura juaj të jetë më e shëndoshë. Bajamet gjithashtu janë një burim shumë i rëndësishëm i yndyrave të shëndetshme, të cilat përmirësojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe më së shumti atë të thonjve tuaj.
Strategjia që duhet ndjekur për të qenë në formëLexoni edhe:
3. Tuna
Njerëzit zakonisht mundohen t’i ikin përdorimit të tunës, për shkak të sasisë së merkurit që përmban, mirëpo nëse përgatitet me kujdes, nuk ka arsye të mos përdoret ky ushqim i mrekullueshëm i detit. Mundohuni të mos i shmangeni konsumimit të tunës, të paktën dy herë në muaj, pasi që përmban sasi të madhe të biotinës, proteinave dhe Vitaminës B12, të cilat janë esenciale për mirëqenien e thonjve dhe flokëve tuaj.
4. Vezët
Vezët janë të mbushura me lëndë ushqyese, të cilat ju sjellin dobi thonjve dhe flokëve tuaj. Në mesin e përbërësve të vezës janë biotina, zinku, Vitamina E dhe Vitamina B12, për rëndësinë e të cilëve treguam më herët.
5. Jogurti
Sasia e madhe e proteinave dhe e biotinës, të cilat mund të gjenden në jogurt, e bëjnë atë të jetë njëri ndër ushqimet më të rëndësishme për shëndetin e flokëve dhe të thonjve. Mundohuni të gjeni jogurt grek, pasi që ai është më natyral dhe rrjedhimisht më i shëndetshëm, në krahasim me llojet e tjera të jogurtit.
6. Mishi i pulës
Mishi i pulës është shumë i pasur me biotinë dhe Vitaminë B3, të cilat kanë një ndikim shumë të madh në rritjen e shëndetshme të thonjve dhe flokëve. Mishi organik është opsioni më i mirë.
7. Spinaqi
Nëse jeni vegjetariane, atëherë nuk keni pse të brengoseni, pasi që spinaqi është njëri ndër ushqimet më të rëndësishme për shëndetin e flokëve dhe të thonjve. Përveç biotinës dhe proteinave, spinaqi është shumë i pasur edhe me Vitaminë E dhe Vitaminë B.
Strategjia që duhet ndjekur për të qenë në formëLexoni edhe:
8. Arrat
Arra është një tjetër ushqim i mrekullueshëm, kur është puna për shëndetin e flokëve dhe të thonjve. Përveç sasisë së madhe të biotinës, e cila mund të gjendet në arra, ato janë shumë të pasura me acide yndyrore omega 3.
9. Halibuti
Halibuti është një lloj peshku i bardhë, i cili sikurse salmoni është shumë i pasur me omega 2, biotinë, magnez dhe Vitaminë B12. E vetmja e metë e këtij peshku të mrekullueshëm është çmimi i tij i lartë!
(Kosova Sot Online)