Këshilla për një trup më në formë

  • 12 May 2019 - 09:11
Këshilla për një trup më në formë

Ditët ikin shumë shpejtë, andaj nëse jeni të interesuara që të fitoni një trup më të mirë brenda këtij sezoni, është shumë e rëndësishme që të filloni t'i ndiqni këshillat e mëposhtme menjëherë

1.

Pa marrë parasysh se sa shumë ushtroni dhe sa kohë kaloni në palestër, nëse jeni konsumatorë të rregullt të restoranteve, të cilat shërbejnë ushqim të shpejtë, atëherë nuk jeni duke bërë asgjë. Është shumë e rëndësishme të filloni menjëherë të ushqeheni me ushqime të shëndetshme, nëse dëshironi të fitoni një trup më të formësuar.

2. 

Krijoni një orar të ushtrimeve dhe filloni të ushtroni të paktën katër ditë në javë. Gjithsesi, orari i ushtrimeve duhet të ndryshohet në bazë të nevojave tuaja, andaj nuk është e thënë që gjithmonë të vazhdoni me ushtrime të intensitetit të njëjtë.

3.

Me shumë gjasë e keni dëgjuar disa herë këtë këshillë, megjithatë kurrë nuk është e mjaftueshme të përsëritet. Ushqimi është armiku më i madh i trupit, andaj ndaloni së konsumuari ëmbëlsirat dhe ushqimet e ngjashme dhe filloni të konsumoni më shumë pemë dhe perime.

4.

Pa marrë parasysh se cili është qëllimi i juaj është shumë e rëndësishme që ta kujtoni atë disa herë brenda ditës. Andaj, nëse mëtoni ta ndërroni formën e trupit dhe dëshironi të jeni më në formë, shkruani qëllimin tuaj në një copë letër dhe vareni në frigorifer, apo pasqyrë për ta parë disa herë brenda ditës.

5. 

Sado shpesh që shkoni në palestër nuk është e mjaftueshme nëse të paktën një herë në javë nuk ushtroni në natyrë. E diela zakonisht është ditë e përshtatshme për të ecur, vrapuar apo për ndonjë ushtrim tjetër që ju bën të djersiteni.

6.

Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e shumta janë pjesë e një shprehie të mirë, e cila duhet krijuar doemos nëse mëtoni të jetoni për shëndet. Andaj, nëse kërkoni të keni një trup më të mirë, çdo veprim që ju bëni duhet t'ia mendoni shëndetit tuaj.

(Kosova Sot Online)