Shenjat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me dietën tuaj

  • 13 May 2019 - 10:22
Shenjat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me dietën tuaj

Gjetja e dietës së përshtatshme është një gjë shumë e vështirë, pasi që jo të gjithë njerëzit kanë nevoja të njëjta trupore.

Disa femra e kanë të vështirë të dinë nëse dieta e tyre është duke iu sjellë përfitime apo është duke iu bërë dëm, andaj shpresojmë që shenjat e mëposhtme, të cilat tregojnë që dieta juaj nuk është në rregull, do t'ju ndihmojnë në gjetjen e dietës më të mirë

1.

Nëse ndieni lodhje të vazhdueshme, atëherë me shumë gjasë diçka nuk është në rregull me dietën tuaj. Zakonisht lodhja vjen si pasojë e ushqimit jokualitativ apo jo të mjaftueshëm, andaj ndryshoni dietën tuaj për të parë nëse më të vërtetë ajo është fajtore për lodhjen tuaj.

2.

Aminoacidet dhe karbohidratet janë shumë të nevojshme për funksionimin e rregullt të trurit tuaj, andaj nëse keni qenë në humor të keq kohëve të fundit apo keni ndier që jeni në depresion, atëherë kontrolloni ushqimin tuaj, pasi truri ka nevojë për ushqim të shëndetshëm.

3.

Të ushqyerit me ushqime që përmbajnë sasi të madhe fibrash është shumë i rëndësishëm, mirëpo nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Ushqimet e tilla mund të shkaktojnë probleme me tretjen, andaj nëse mendoni që jeni nga këta persona, pra nëse keni filluar të keni probleme me tretjen, shqyrtojeni mundësinë e ndryshimit të dietës suaj.

4

Dhimbja e kokës është normale në dy javët e para të dietës së re, mirëpo nëse ato vazhdojnë edhe pas dy javëve, atëherë me shumë gjasë keni nevojë ta ndryshoni dietën tuaj përsëri. Mungesa e kalorive dhe proteinave apo sasia e tepërt e sheqerit dhe kafeinës mund të jenë arsyet kryesore të dhimbjes së kokës.

5

A jeni duke ngrënë shumë, mirëpo nuk po arrini të ngopeni, atëherë me shumë gjasë ushqimi nuk është i përshtatshëm. Është e rëndësishme të filloni të konsumoni më tepër ushqime të shëndetshme, të cilat përmbajnë më shumë kalori, nëse mëtoni të ngopeni me më pak ushqim.

(Kosova Sot Online)