Po ju bien flokët pas rënies nga pesha? Nutricionistët tregojnë arsyen pse

  • 13 May 2019 - 14:18
Po ju bien flokët pas rënies nga pesha? Nutricionistët tregojnë arsyen pse

Për të arritur një fizik perfekt, shumë gra dhe vajza ndjekin dieta drastike, pa pasur parasysh pasojat. Zakonisht këto dieta shkaktojnë probleme të mëdha në shëndet, sepse ju e privoni veten nga shumë gjëra.

Një nga problemet më të shpeshta me të cilin përballen gratë dhe vajzat pasi bien nga pesha, është rënia e flokëve. Kur ndiqni një dietë ju nuk arrini të merrni të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme, për të cilat ka nevojë trupi.

Mungesa e nutrientëve të tillë si hekuri apo proteinat mund të shkaktojë rënie të flokëve, sepse trupi i dërgon këto vlera ushqyese në ato pjesë ku ka më shumë nevojë. Konsumimi i shumë frutave dhe perimeve rrit sasinë e vitaminave, por jo atë të proteinave.

Kjo mungesë proteinash çon jo vetëm në rënien e flokëve, por edhe në lodhjen e lëkurës dhe dhimbje të trupit. Për të mos pasur të tilla probleme sipas nutricionistëve ju duhet të merrni çdo ditë sasinë e nevojshme të hekurit dhe proteinave.

(Kosova Sot Online)