Këshillat për dietë, që mund t'i merrni nga gjyshja juaj

  • 14 May 2019 - 09:35
Këshillat për dietë, që mund t'i merrni nga gjyshja juaj

Kush do ta kishte menduar që do të vinte dita kur do të dëgjonit këshilla për dietë nga gjyshja juaj? Ajo, sikurse të gjitha femrat e gjeneratës së saj, kanë pasur kontroll në ushqim, andaj pse të mos përfitoni nga to dhe shprehitë e tyre të mira?

1. Porcione të vogla

Kontrollimi i porcioneve të ushqimit, është njëra ndër këshillat më të mira që mund t'i vidhni nga gjyshja juaj. Femrat e gjeneratave më të vjetra kanë arritur të jetojnë shëndetshëm përmes konsumimit të porcioneve të shpeshta, gjë që u ka mundësuar atyre që të konsumojnë më pak kalori.

2. Gatuani më shpesh!

Femrat e gjeneratës së gjyshes suaj nuk janë ushqyer kurrë me ushqime të shpejta, andaj është shumë e rëndësishme që edhe ju të ushqeheni sa më tepër me ushqime të përgatitura në shtëpi, pasi që do të jeni në dijeni të produkteve të cilat i përmban ushqimi juaj.

3. Gjeni një hobi për mbrëmje!

Shumica e njerëzve të epokës moderne kanë krijuar një shprehi shumë negative, pasi po ushqehen në orët e vona të mbrëmjes, kohë kjo që është shumë e rrezikshme, pasi që trupi juaj nuk është në lëvizje, duke pamundësuar kështu tretjen e mirëfilltë të ushqimit. Andaj, nëse dëshironi një shprehi të mirë nga gjenerata e gjyshes suaj, përpiquni të gjeni një hobi për orët e vona të mbrëmjes për të larguar mendjen nga ushqimi.

4. Mos konsumoni ushqime të konservuara!

Nëse jeni duke u përpjekur që të jetoni më shëndetshëm dhe të largoni kilogramët e tepërt nga trupi juaj, përpiquni t'i shmangeni përdorimit të ushqimeve të konservuara, pasi që ato janë rreziku parësor i shëndetit tuaj. 

(Kosova Sot Online)