7 gjëra që shkatërrojnë lëkuren tuaj

  • 14 May 2019 - 17:47
7 gjëra që shkatërrojnë lëkuren tuaj

Lëkura është pjesa më e ndjeshme e bukurisë, andaj të gjitha femrat, të cilat përpiqen të kujdesen për veten, duhet të kenë një fokus të veçantë për mirëqenien e lëkurës së tyre. Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra të cilat mund të jenë duke ju shkaktuar probleme të shumta me lëkurën, dhe ju nuk jeni në dijeni për një gjë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

1. Ndrydhja e puçrrave

Njëri ndër ankthet më të mëdha të të gjitha femrave është kur shikohen në pasqyrë dhe i shohin puçrrat e tyre, teksa duket sikur i kërcënojnë, andaj shumica e femrave tentojnë që t’i ndrydhin puçrrat e tyre pa qenë në dijeni të faktit që ndrydhja e puçrrave bën që bakteret të futen edhe më thellë në lëkurë.

Image

2. Llaku i flokëve

Shumica e femrave përdorin çdo ditë llak të flokëve, dhe pothuajse të gjitha e bëjnë një veprim të tillë pa marrë masa mbrojtëse për lëkurën e tyre. Ndonëse mund të mos ndieni ndonjë ndryshim, pasojat e një veprimi të tillë do të shihen pas disa ditëve. Andaj, herën tjetër, kur përdorni llak të flokëve, sigurohuni që llaku nuk vjen në kontakt me lëkurën.

Image

3. Syzet

Femrat të cilat mbajnë syze i mbajnë ato aq gjatë, saqë syzet janë pjesë identifikuese e tyre. Është shumë e kuptueshme që kur syzet janë në kontakt aq të gjatë me lëkurën, ato duhet të jenë shumë të pastra, përndryshe mund t’i shkaktojnë shumë dëme lëkurës.

Image

4. Kafeja ditore

Shumica e njerëzve nuk mund të jetojnë pa një kafe në ditë, mirëpo pothuajse askush nuk e kupton sa ndikim të madh ka kafeina në shëndetin e lëkurës. Është shumë e rëndësishme që të përpiqeni t’i shmangeni sa më shumë përdorimit të kafesë dhe të përpiqeni të konsumoni sa më shumë ujë në vend të saj.

Image

5. Celulari

Mendojini të gjitha vendet në të cilat ka qenë celulari juaj: në çantë, në xhepin e pasmë të pantallonave, në tavolinë të restorantit etj. Dhe, nga të gjitha këto vende ka mbledhur një numër të madh bakteresh, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse vijnë në kontakt me lëkurën tuaj. Është shumë e rëndësishme që ta pastroni celularin sa më shpesh brenda ditës.

Image

6. Dushi i nxehtë

Të gjithë e dimë që sidomos gjatë sezonit të dimrit dushi i nxehtë është shumë qetësues dhe i rehabiliton njerëzit, mirëpo, nëse qëndroni për një kohë të gjatë në dush, rrezikoni dehidrimin e lëkurës, andaj është e rëndësishme që të pastroheni me ujë të vakët.

Image

7. Klori

Ndonëse mund të kalojë ca kohë pas dushit që keni bërë pasi që keni dalë nga pishina, mund ta ndieni që lëkura juaj është paksa e irrituar dhe një gjë e tillë, me shumë gjasë, shkaktohet për shkak të sasisë së klorit, i cili edhe pas dushit mbetet në lëkurë. Për ta larguar klorin në tërësi nga lëkura juaj, duhet të pastroheni me shampon special kundër klorit.

(Kosova Sot Online)