Trendi më i ri i aksesorëve: Unazat e arta

  • 15 May 2019 - 09:17
Trendi më i ri i aksesorëve: Unazat e arta

Rita Ora, Rihanna, Beyonce dhe shumë këngëtare të tjera me famë botërore kanë risjellë në trend unazat e arta, duke shtuar këtu edhe ato që vendosen në mes të gishtërinjve, mbi nyjat e tyre

Unazat e tepërta 

Sa më shumë aq më mirë! Kjo është ajo thënia në të cilën mund të bazoheni nëse vendosni të përcillni këtë trend. Derisa disa vjet më parë në trend ishte pamja më e thjeshtë, me vetëm një unazë apo pa vendosur unaza fare, tani vlen e kundërta. Mos u frikësoni të kombinoni të gjitha ato që ju pëlqejnë brenda një dite të vetme.

Unazat e vogla mbi nyje

Trendi që filloi vitin e kaluar do të vazhdojë edhe këtë verë. Unazat e vogla, të cilat vendosen në mes të gishtërinjve mbi nyjën e tyre të dytë ose të tretë, do të përdoren shumë deri në fund të vitit. Preferohet që të bëni kombinime të të gjitha dizajneve e formave që dëshironi, por me një kusht, që ngjyra e tyre të jetë e artë. Ngjyra e argjendtë nuk përjashtohet, mirëpo as nuk preferohet shumë. 

Unazat Binjake

Një tjetër trend i ri është edhe përdorimi i dy apo më shumë unazave të njëjta në gishtërinj të ndryshëm. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur preferohej që të keni sa më shumë unaza unike dhe të ndryshme, këtë vit pamjet më të bukura fitohen me përdorimin e unazave të njëjta apo 'binjake' në gishtërinj të njërës dorë. 

Unazat e lidhura

Edhe ky është një trend shumë i pëlqyer për këtë vit. Unazat e arta të lidhura mes vete me një zinxhir të hollë dhe të shkurtër duken për mrekulli për çdo rast, pa marrë parasysh a është ai zyrtar apo familjar. Madje mund t'i llogarisni ato si aksesorët tuaj kryesorë për këtë verë.

(Kosova Sot Online)