Këshilla për ngjyrosje të thonjve

  • 17 May 2019 - 09:07
Këshilla për ngjyrosje të thonjve

Këshillat për ngjyrosje të thonjve mund të gjenden kudo, mirëpo më poshtë i kemi ofruar hapat që duhet ndjekur për një lyerje të përshtatshme të thonjve. Këta hapa janë shumë të rëndësishëm për femrat, të cilat mundohen të kujdesen për thonjtë e tyre dhe nuk preferojnë të dalin pa i ngjyrosur

1. Mos e tundni shishen e llakut!

Kjo është njëra ndër këshillat më të rëndësishme. Nuk është mirë ta shkundni shishen e llakut të thonjve, pasi që mund të krijohen flluska në thonjtë tuaj pasi t'i keni ngjyrosur. Andaj, në vend se ta tundni shishen e llakut, vendoseni në mes të shuplakave të duarve dhe rrotullojeni për të përzier më mirë ngjyrën.

2. Aplikojeni një shtresë bazë

Ndonëse mund të duket shumë e thjeshtë, aplikimi i shtresës bazë është shumë i rëndësishëm për një manikyr të qëndrueshëm. Andaj, para se të aplikoni llakun në thonj vendosni një shtresë bazë.

3. Vendoseni më shumë se një shtresë llak!

Ndonëse mund t'iu duket paksa bezdisëse, aplikimi i më shumë se një shtrese të llakut të thonjve është shumë i rëndësishëm. Pasi të jetë tharë baza, aplikoni edhe të paktën dy shtresa të llakut kryesore duke pritur për disa minuta në mes të njëra-tjetrës.

4.Vendoseni shtresën e sipërme!

Përfundimisht, qershia mbi tortë është aplikimi i shtresës së sipërme. Shtresa e sipërme përveçqë ua shton shkëlqimin thonjve ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e majave të thonjve nga dëmtimet eventuale.

(Kosova Sot Online)