Vajrat që duhet përdorur për lëkurë më të shëndoshë

  • 17 May 2019 - 15:25
Vajrat që duhet përdorur për lëkurë më të shëndoshë

Vajrat natyrale janë shumë më të dobishme sesa produktet për kujdes ndaj lëkurës, të cilat përmbajnë edhe përbërës artificialë, ndaj të cilëve lëkura juaj mund të reagojë negativisht. Andaj, nëse keni probleme me lëkurën apo thjesht dëshironi të keni një lëkurë të butë që shkëlqen, përdorni vajrat e mëposhtëm. Më e mira është se këto vajra mund të përdoren në gjithë lëkurën e trupit.

Image

1. Vaji i arganit

Vaji i arganit qëllimisht është vendosur në krye të listës, pasi që kohët e fundit është biseduar shumë për efektin e këtij vaji çudibërës. Shumë yje të Hollivudit përfitojnë nga ky vaj, andaj me siguri e kuptoni se sa i mirë është ai për lëkurën. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë E, acide yndyrore dhe antioksidues. Të gjithë këta përbërës kanë një rol të veçantë në mirëqenien e lëkurës.

Image

 

2. Vaji i ullirit

Një tjetër produkt çudibërës që është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e lëkurës është vaji i ullirit, sidomos nëse përzihet me sheqer. Vaji i ullirit është shumë i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë dëmtimet qelizore që mund të pasohen nga kanceri i lëkurës. Ky vaj është një armë e fortë për luftimin e lëkurës së thatë dhe të brishtë. Mbi të gjitha, ky lloj vaji është shumë lehtë të gjendet dhe është shumë më i lirë në krahasim me vajrat e tjera.

Image

3. Vaji i kokosit

Me shumë gjasë keni dëgjuar që vaji i kokosit është shumë i mirë për flokët tuaj, mirëpo tani do t'iu tregojmë që ai është po aq i rëndësishëm edhe për mirëqenien e lëkurës suaj. Vaji i kokosit ka gjetur përdorim të gjerë në parandalimin e djegies së lëkurës nga dielli.

Image

4. Vaji i kokrrave të rrushit

Fakti që vaji është i mirë të përdoret nga femrat me lëkurë të yndyrshme mund të tingëllojë kontradiktor. Megjithatë, vaji i kokrrave të rrushit është zgjedhja e duhur nëse keni lëkurë të yndyrshme. Ky vaj ndikon në rregullimin e sasisë së vajit që prodhojnë qelizat e lëkurës, ndërsa vitamina C që përmban ky vaj ndikon shumë në shëndetin e lëkurës.

5. Vaj stafidheje (rrush i tharë)

Ndonëse është më pak i njohur edhe vaji i stafidhes është shumë i rëndësishëm për shkëlqimin dhe shëndetin e lëkurës suaj. Ky lloj vaji është shumë i rëndësishëm, sidomos në rastet kur lëkura juaj dëmtohet nga dielli, nga moti në përgjithësi apo është e thatë për nga natyra. Stafidhet janë të pasura me acide yndyrore, të cilat ndihmojnë në trajtimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës.

6. Vaji i trungut të çajit

Vaji i trungut të çajit është ideal nëse keni probleme me aknet. Shumë ekspertë kanë pohuar që ky lloj vaji ka efektin e njëjtë sikur produktet anti-akne. Vaji i trungut të çajit është i lirë dhe i sjellë shumë përfitime lëkurës suaj.

Image

7. Vaji i marules

Vaji i marules është ndër vajrat më të rrallë dhe është shumë e vështirë të gjendet. Megjithatë, për të gjitha femrat që kanë mundësi ta sigurojnë vajin e marules, duhet të sigurohen që do ta përdorin për zbutje të lëkurës, pasi që është një vaj me efekt të mrekullueshëm.

 

 

(Kosova Sot Online)