Gabimet që i bëni derisa i thani flokët

  • 18 May 2019 - 10:14
Gabimet që i bëni derisa i thani flokët

Të gjitha femrat e dinë ndjenjën e të qenit e famshme kur dalin nga salloni i floktarisë. Mirëpo, kur provoni që një gjë të tillë ta bëni vetë, rezultati nuk është aspak i ngjashëm me atë te floktar

Vendosni mbrojtës nga të nxehtit!

Kur ta përdorni cilindo lloj të nxehtësisë në flokët tuaj, duhet ta vendosni edhe prodhimin i cili do t'i mbrojë flokët, në mënyrë që të mos i dëmtoni ato. Prandaj, derisa flokët janë ende të lagur, vendosni preparatin kundër të nxehtit, para se t'i thani ato me tharës.

Mos i ndani flokët!

Tharja e flokëve mund të jetë tepër e lodhshme, sidomos nëse keni flokë të trasha dhe të gjata. Por, nëse i ndani ato në shtresa të vogla, me ndihmën e krehrit do ta prekni secilën qime. Prandaj, përdorni karfica dhe disa pajisje tjera, në mënyrë që flokët t'i ndani dhe t'i thani ndaras.

Kujdes si e mbani tharësin e flokëve!

Në mënyrë që ta arrini kontrollin maksimal në tharësin në lëvizje, atëherë tharësin e flokëve ta mbani në mënyrë paralele me krehër, derisa flokët duhet t'i tërhiqni sa më larg nga koka.

Kujdes në përdorimin e krehrit!

Krehri apo brusha është me rëndësi jetike në tharjen e flokëve. Brushat metalike janë të mira, por mund t'i dëmtoni flokët nëse nuk dini si ti përdorni si duhet. Nëse keni flokë të trashë, atëherë përdorni krehër nga qimet natyrale, sepse nuk thyejnë flokët tuaj.

Vendosni prodhime për shkëlqim!

Prodhimet që vendosen në fund kur janë tharë flokët, ndihmojnë që flokët të mos elektrizohen. Mu për këtë arsye, stilistët sugjerojnë sprej për prekjen e fundit. Vendosni një sasi të vogël të sprejit, sidomos në majat e flokëve, por mos e teproni, sepse i gjithë mundi do të bie në ujë.

(Kosova Sot Online)