6 këshilla diete për femrat përtace

  • 20 May 2019 - 09:55
6 këshilla diete për femrat përtace

1. Vini qëllime vetes!

Mundohuni t'i vini vetes një limit ditor, pa marrë parasysh sesi e matni atë limit. P.sh., nëse vendosni që të mos hani kalori në darkë, mos e thyeni betimin tuaj. Mos harroni, qëllimet nuk arrihen kurrë nëse nuk vihen paraprakisht.

2. Matuni çdo ditë!

Nëse mateni çdo ditë do të befasoheni nga përfitimet që do t'i keni. Edhe nëse rezultatet në peshore nuk janë të kënaqshme, të qenit në dijeni për progresin që keni ju mban të motivuar për të vazhduar me këmbëngulje.

3. Filloni ushqimin me supë apo sallatë!

Nëse filloni ushqimin me supë apo sallatë do të konsumoni më pak ushqim. Këto ushqime të lehta do t'ju mbushin mjaftueshëm, ndërsa ju nuk do të keni nevojë ta lani pjatën me ushqime kalorike.

4. Gjithmonë hani kafjall!

Nëse hani rregullisht kafjall, do të hani shumë më pak ushqime të rënda gjatë ditës, pasi që proteinat që i konsumoni në kafjall ju mbajnë për të paktën disa orë. Andaj, le të jetë kafjalli ushqimi juaj kryesor.

5. Pini shumë ujë!

Për të përshpejtuar metabolizmin dhe rrjedhimisht për të përmirësuar tretjen pini shumë ujë! Duhet t'i vini qëllim vetes që të konsumoni të paktën dy litra ujë në ditë, sidomos në periudhën para ushqimit.

6. Mbani pemë të prera në frigorifer!

Pemët janë ndër ushqimet më të shëndetshme, andaj është mirë që të konsumohen në masë të madhe. Për të bërë më të lehtë konsumimin e pemëve, mbusheni frigoriferin me pemë të prera në pjesë të vogla në mënyrë që t'i hani më shpesh gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)