Stili i flokëve, i përkryer për plazh

  • 21 May 2019 - 13:47
Stili i flokëve, i përkryer për plazh

S tili i flokëve, që njihet se 'valëzimi i plazhit', është një stil që tashmë ka filluar të përdoret edhe në përditshmëri, e madje edhe në tepihun e kuq nga të famshmet. Ky lloj valëzimi është aq i thjeshtë për t'u arritur, sa do të befasoheni edhe ju. Për të pasur një pamje të bukur edhe kur jeni duke u rrezitur, ju mund ta arrini këtë stil në mënyra të ndryshme.

Stili i çrregullt

Nëse jeni nisur për në plazh, këtë stil paksa të çrregullt mund ta arrini nëpërmjet disa teknikave, por ajo më e preferuara është teknika pa nxehtësi. Kjo do të ruajë flokët tuaj nga dëmtimi dhe do ta bëjë stilin të duket më i gatshëm për plazh dhe më pak i 'rregulluar'. Këtë stil mund ta arrini, nëse para se të flini një natë më herët, i ndani flokët në seksione të holla dhe i lidhni në formë topuzësh të vegjël deri në majë të kokës. Kur të zgjoheni në mëngjes, thjesht i zgjidhni dhe do të keni stilin e kërkuar.

Stili klasik

Ky stil preferohet edhe për përditshmëri apo ndonjë ndejë më elegante. Mund ta arrini shumë lehtë me anë të një hekuri për dredhjen e flokëve, që ka një spirale më të trashë. Në këtë mënyrë ju do të keni disa dredha të lëshuara dhe më të gjera. Ky stil preferohet edhe për plazh, por më shumë përshtatet me flokët e shkurtër ose me gjatësi deri në krahë.

Valëzimi për flokë të gjatë

Nëse keni flokë të gjatë, mund të arrini pamjen e duhur për plazh nëpërmjet gërshetës të rregulluar një natë më parë, ose nëpërmjet mjeteve për dredhje që kanë spirale më të hollë. Por, nëse dëshironi që t'i ruani flokët nga dëmtimi, ju mund ta arrini pamjen e njëjtë me anë të sprejit për dredhjen e flokëve, të cilin e aplikoni, e në të njëjtën kohë i shpërndani flokët me duar

(Kosova Sot Online)