Shenjat që tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina

  • 22 May 2019 - 08:35
Shenjat që tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina

Ndieni nevojën për ëmbëlsira Njëra nga shenjat e para që tregon se keni mungesë proteinash është dëshira për të ngrënë ëmbël. Njëri ndër funksionet e proteinave është nivelizimi i sheqerit në gjak, andaj, sa herë që ju keni mungesë proteinash, niveli i glukozës në gjak rritet dhe si rrjedhojë ju ndieni nevojën për konsumim të ëmbëlsirave.

Truri juaj është i turbullt

Balancimi i sheqerit në gjak është shumë i rëndësishëm për të qenë i përqendruar. Andaj, kur keni mungesë të proteinave, niveli i glukozës ndryshon vazhdimisht dhe si rrjedhojë ju nuk arrini të koncentroheni.

Po ju bien flokët

Proteina është lëndë ndërtuese e të gjitha qelizave, në mesin e të cilave edhe qelizat e flokëve. Andaj, nëse keni flokë të fortë, të cilët i rezistojnë edhe kushteve të liga atmosferike, nuk ka arsye për t'u shqetësuar, mirëpo, nëse kohët e fundit është duke ndodhur e kundërta, pra, vazhdimisht iu bien flokët, atëherë duhet të kontrolloni sasinë e proteinave që jeni duke konsumuar.

Ndiheni e plogësht

Të gjithë e dimë rolin e proteinës në ndërtimin e muskujve. Mirëpo, në rast se nuk keni sasi të nevojshme të proteinave, atëherë muskujt nuk arrijnë të formohen si duhet, duke bërë që të ndiheni e lodhur dhe e plogësht.

Sëmureni vazhdimisht

Nëse jeni duke u sëmurë shpesh kohët e fundit dhe doktorët thonë që nuk mund të gjejnë ndonjë arsye specifike, atëherë duhet të kontrolloni ushqimet tuaja, pasi që me shumë gjasë nuk jeni duke u ushqyer mjaftueshëm me proteina.

(Kosova Sot Online)