Ngjyra korale, në trend këtë verë

  • 24 May 2019 - 15:14
Ngjyra korale, në trend këtë verë

Këtë verë në trend janë ngjyrat: e gjelbër e hapur, e kaltër e hapur, ngjyra rozë e lehtë dhe ngjyrat e tjera pastele, të cilat dominojnë gardërobën verore. Mirëpo, kësaj liste tashmë i është shtuar edhe një tjetër ngjyrë shumë e pëlqyer, që mund të kombinohet në shumë mënyra të ndryshme, në veshje apo aksesorë, dhe kjo është ngjyra korale, që ndodhet diku mes ngjyrës rozë dhe të portokalltës

Image

Kostumi i shkurtër

Në këtë rast janë kombinuar dy trendë, bëhet fjalë për kostumin e shkurtër, që përbëhet nga pantallonat e shkurtra dhe një pallto, por që ka edhe ngjyrën që është shumë në trend për momentin, ngjyrën korale. Madje, këtu lirisht mund të themi se janë tre trendë bashkë, nëse përfshijmë edhe motivin grafik të veshjes.

Këmisha verore 

Një tjetër mënyrë për të qëndruar freskët dhe për t'u dukur mirë është nëpërmjet këmishës së hollë verore. Kjo këmishë është shumë e përshtatshme, sepse kombinohet me gjithçka, nga pantallonat e shkurtra deri te fundet e gjata më solemne. Nëse blini një të tillë me ngjyrën verore të koralit, do të dukeni edhe më bukur.

Aksesorë ngjyrë verore 

Po të mos pëlqeni shumë ngjyrat e hapura në veshje, ka një tjetër mënyrë për të qenë shumë në trend. Kjo mund të arrihet nëpërmjet aksesorëve, e sidomos nëpërmjet një çante të bukur me ngjyrë të tillë. Madje, nëse e kombinoni me pantallona të bardha ose me fustane, ju do të dukeni e gatshme për kohën e nxehtë.

Këpucët

Nëse ju duhen këpucë, të cilat bien shumë në sy me ndonjë ngjyrë verore, mund t'i blini një palë të tilla me ngjyrë të mahnitshme si kjo. Por, për t'i lënë në qendër të vëmendjes, ju duhet që ta mbani pjesën tjetër të veshjes shumë të thjeshtë, me ngjyra bazike, si e bardha apo e zeza.

Image

Fustani i shkurtër me ngjyrë të tillë duket i mahnitshëm, jo vetëm për përditshmëri, por edhe për ndonjë ngjarje më të veçantë. Nëse e kombinoni atë me një rrip të kafenjtë, do t'i jepni pamjes një kah më klasik. Për ta bërë dukjen tuaj më verore, shtoni edhe një palë sandale me taka të larta, me ngjyrë të përafërt.Fustani i shkurtër

Pallto me ngjyrë korale

 Për ju që ndiheni sikur më mirë dukeni me veshje të thjeshtë, sa më të rehatshme, kjo është zgjidhja e duhur. Mund të shtoni pak ngjyrë në veshjen tuaj, duke i dhënë një pamje më të përshtatshme për ditët e nxehta, e në të njëjtën kohë të ndiheni shumë komode dhe të dukeni bukur. Për netët verore mund ta vishni mbi fustanin tuaj

Kombinimi i duhur

Për një kombinim për përkryer këtë verë mund të ndiqni këtë shembull: Kombinoni një këmishë të bukur me ngjyrë korale, me një palë pantallona me lule, që janë shumë në trend edhe këtë vit. Kjo ju jep një pamje shumë të ëmbël dhe shumë të përshtatshme për verën. Me aksesorët pastaj veproni si të doni.

Image

 

Pantollonat

Asgjë nuk ju bën të dukeni më bukur se një palë pantallona me ngjyrë të ndezur verore. Kjo ngjyrë shkon shumë, pasi që mund ta përshtatni lehtë me një këmishë ose tunikë të bardhë, duke fituar një pamje fantastike. Për t'u dukur pak më elegante, mund të mbathni një palë këpucë me taka të larta, ose sandale të stilit klasik.

(Kosova Sot Online)