Receta e doktoreshës ruse për forcimin e rrënjës së flokëve

  • 26 May 2019 - 18:16
Receta e doktoreshës ruse për forcimin e rrënjës së flokëve

Problemi i rënies së flokëve dhe rrënjës së dobët të tyre nuk është dukuri e rrallë, por produktet që gjenden në treg rrallëherë ndihmojnë në këtë aspekt. Por, sikur edhe për çdo gjë tjetër, edhe për këtë problem zgjidhjen më të mirë e ofron natyra, Doktoresha ruse, Tatjana Viktorovna Konovalova ka zbuluar një recetë të re për një maskë të thjeshtë, për forcimin e rrënjës së flokëve. Kjo maskë rigjeneron strukturën e rrënjës së flokëve dhe parandalon rënien e tyre. Për përgatitjen e saj ju nevojitet vetëm një përbërës - karota! Si burim i mrekullueshëm i vitaminës beta karotinë dhe i vitaminës A, karota jo vetëm që e ruan dhe përmirëson shikimin, por ndikon edhe në rrënjën e flokëve, duke përmirësuar shëndetin e saj.

Përbërësit ushqimorë që përmban karota mund ta përmirësojnë shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës. Përpos kësaj, karota ndihmon edhe në detoksikimin e tërë organizmit dhe për krijimin e qelizave të reja. Gërryeni disa karota të freskëta dhe fërkoni ato në rrënjë të flokëve. Lëreni që të veprojë për të paktën 15 minuta, e më pas shpëlajeni mirë. Në fillim, maskën vendoseni gjithmonë para se t'i lani flokët, të paktën pesë orë me radhë. Kur t'ju forcohen flokët, mjafton që ta vendosni karotën e gërryer një herë në muaj, e rezultatet e para do t'i shihni menjëherë, pas disa tretmanëve. 


(Kosova Sot Online)