Këshilla bukurie për një verë të përkryer

  • 31 May 2019 - 12:04
Këshilla bukurie për një verë të përkryer

Nxehtësia e verës ua imponon femrave që të përzgjedhin veshje të atilla, të cilat ua mundësojnë ekspozimin e pjesëve të ndryshme të trupit. Megjithatë, përveç veshjeve, një tjetër gjë që tërheq vëmendjen gjatë verës është grimi. Andaj, nëse dëshironi të jeni në hap me kohën dhe në anën tjetër, të ndiheni e shëndoshë, përcillni këto këshilla verore

SY TË THJESHTË

 Me ardhjen e stinës së verës ju duhet t'i largoni 'eyeliner'-ët e rëndë nga përdorimi, pasi që gjatë verës sytë duhet të jenë sa më natyralë. Përdorni hijezues me ngjyrë të çelët dhe më pas përfundojeni dukjen tuaj

 

MBRONI BUZËT!

Edhe buzët kanë nevojë të mbrohen nga rrezet e diellit, andaj, aplikoni produkte që i mbrojnë buzët tuaja nga dielli çdo mëngjes. Produktet për mbrojtje nga dielli përveçqë mbrojnë buzët tuaja, shtojnë edhe shkëlqimin e tyre.

PËRDORNI SYZE TË PËRSHTATSHME!

Rrezet ultravioletë mund të dëmtojnë sytë dhe shikimin tuaj. Andaj, për t'i mbrojtur sytë tuaj nga rrezet e diellit, kërkoni syze që bllokojnë 99 për qind të rrezeve ultravioletë dhe 75-90 për qind të dritës së dukshme.

NGJYRA E PORTOKALLTË

E kemi përsëritur disa herë që ngjyra e portokalltë është ngjyra e këtij sezoni. Megjithatë, nuk është e thënë që të përdorni cilëndo nuancë të kësaj ngjyre, pasi që është e rëndësishme që të kërkoni derisa të gjeni nuancën që ju përshtatet më së miri.

(Kosova Sot Online)