Ngjyrat më të popullarizuara të llakut për thonj artistikë

  • 02 June 2019 - 09:29
Ngjyrat më të popullarizuara të llakut për thonj artistikë

Gjatë kësaj vere zbukuroni thonjtë tuaj me art dhe motive të ndryshme, me ngjyrat më të popullarizuara të sezonit. Nga nuancat e ngrohta të pjeshkës e deri te ngjyrat e ndezura të kuqe dhe ajo e vjollcë, përmes së cilave do të paralajmëroni një verë të larmishme

 Theksimi i të kuqes me nuanca vjollcë

Ky është një opsion bukur dhe nga pak klasik për këtë verë. E kuqja e theksuar në vjollcë do të duket shkëlqyeshëm në duart tuaja, përderisa që mund ta kombinoni me gjithçka.

Nuancat e pjeshkës

Brendet e kozmetikës ofrojnë paletë të ndryshme të ngjyrës së portokalltë për këtë sezon. Këtë vit ky trend fillon nga ngjyrat intensive të portokallta dhe atyre korale e deri te formulat e ngjyrave me shkëlqim të fortë. Këto nuanca mund t’i kombinoni me ar, për të pasur një dozë që të jeni të famshme.

Nuancat e shndritshme

Ngjyrat diskrete të llaqeve vazhdojnë popullaritetin e tyre edhe gjatë kësaj vere, e kur nuancat e lëkurës bëhen paksa më të theksuara,  ju do të keni një dukje super të bukur. Thonjtë, si këta, t’i kombinoni me fustan ngjyrë rozë apo edhe me ngjyrë kumbulle për disa momente gjatë mbrëmjes.

Nuancat e kaltra

E kaltra përsëri është në modë. Në shumicën e koleksioneve të llaqeve për thonj, të brendeve të njohura, do ta gjeni një asortiment të plotë të ngjyrë së kaltër. Kjo ngjyrë përshtatet me secilën veshje, si për ato të ditës, po ashtu edhe ato gjatë mbrëmjes.

(Kosova Sot Online)