A keni menduar çfarë do veshni gjithë verës?

  • 11 June 2019 - 18:43
A keni menduar çfarë do veshni gjithë verës?

Nëse ka një stil veshje që na stërmundon, është ai i punës. Duhet t’i përshtatemi, vendit dhe padyshim rregullave. Dhe pastaj vjen e premtja, vjen vera! Çfarë do veshim?

Që planifikimin e garderobës së verës ta keni më të thjeshtë për ta bërë, mbani mend elementët kyç që duhet të jenë në dollapin tuaj. Përveç bluzeve të bardha dhe xhinseve, sigurisht!

1.Një fustan i thjeshtë që mund ta vishni jo vetëm 9-5, por edhe gjatë mbrëmjes. Do t'ju mbajë të freskëta dhe mbi të gjitha dukeni të sofistikuara.

Image

2. Këmisha fustan!

Këmishat fustan janë ende në modë! Gjeni gjatësinë që ju përshtatet dhe visheni sa herë ta shihni që është e larë!

Image

 

3. Kominoshet (jumpsuit) me jakë V!

Ruajeni një veshje si kjo për në fundjavë. Do të dalloni nga kombinimet e mërzitshme dhe çfarë tjetër?Vishet edhe të hënën në zyrë!

 

Image

4. Ju duhet vetëm një fund që vjen duke u ngushtuar, pastaj mund të luani si të doni me bluzat!

 

Image

5. Trendi më i madh i verës 2019-të? Pantallonat e gjëra me një rrip të madh në mes! Boss Lady nuk ka pamje tjetër.

Image

 

(Kosova Sot Online)