Ilaçet natyrale që shërojnë të ënjuturat nga dielli

  • 12 June 2019 - 17:31
Ilaçet natyrale që shërojnë të ënjuturat nga dielli

Nëse gjatë pushimeve dielli ju befason me ënjtje të dhimbshme në lëkurë, mos u brengosni, sepse zgjidhja fshihet në kuzhinën tuaj. Nëse keni harruar që me vete të merrni krem kundër të ënjturave nga dielli, janë disa artikuj ushqimorë që ju ndihmojnë

UJI

Sikurse e dini, uji hidraton lëkurën tuaj dhe e bën më elastike dhe të butë. Kështu që, nëse jeni djegur, konsumoni sa më shumë ujë që të hidratoheni nga brenda.

JOGURTI

Që nga kohët e lashta, dihet se të ënjturat dhe të skuqurat nga dielli i zbut jogurti, i cili ftoh, qetëson, zbut dhe ia kthen vlerën lëkurës. Jogurtin vendoseni në ënjtje dhe e lini të veprojë për 15 minuta.

MJALTI

Mjalti, sikurse edhe jogurti, qetëson dhe ripërtërin dëmtimet e qelizave të lëkurës. Vendoseni në vendin e djegies dhe e lini të qëndrojë për 20 minuta.

DREDHËZAT

Dredhëzat janë të pasura me vitaminë C, e cila është edhe më e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit, por janë të pasura edhe me taninë, e cila qetëson infeksionet. Përgatisni disa dredhëza dhe i vendosni në vendin ku ndieni dhimbje. PATATJA Kjo perime është e pasur me niseshte, e cila ka mundësinë e largimit të temperaturës nga brendësia e lëkurës, e qetëson atë, sepse ndikon si analgjetik.

ÇAJI I GJELBËR

Acidi i taninës, që ndodhet në çajin e gjelbër, ndihmon në rigjallërimin e lëkurës së dëmtuar. Çajin e ftohur vendoseni në hapësirat ku ndieni dhimbje.

(Kosova Sot Online)