Veshja e bardhë e Melania-s, një homazh për princeshën Diana

  • 03 June 2019 - 18:49
Veshja e bardhë e Melania-s, një homazh për princeshën Diana

Melania Trump dhe presidenti Donald Trump ishin sot të ftuar në Britaninë e Madhe, ku i mikpriti mbretëresha Elizabetë. Pritja në pallatin e Buckingham-it është nisja e një vizite 3-ditore të presidentit në Britaninë e Madhe. Të pranishëm janë edhe vajza e tij Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Takimi po mbulohet gjerësisht nga media britanike. Detaji që s’mbeti pa u vënë re, është veshja e Melania-s, e cila u shfaq me një kostum të bardhë me jakë e rrip blu Dolce Gabbana, bashkë me një kapele me të njëjtin kombinim. Kostumet bardh e blu ose bardh e zi të të njëjtit stil, kanë qenë në fakt të preferuar edhe nga princesha Diana, e cila i ka veshur në disa raste. Duket se në këtë mënyrë, Melania nderon princeshën historike të pallatit të Buckingham-it.

Image

(Kosova Sot Online)