8 ushqimet që për një kohë të shkurtër trajtojnë problemet e hormoneve

  • 05 June 2019 - 08:23
8 ushqimet që për një kohë të shkurtër trajtojnë problemet e hormoneve

Shumica e femrave më me dëshirë përdorin ilaçe të ndryshme për rregullimin e punëve të hormoneve. Ndryshimet në të ushqyer ndryshojnë mënyrën se si punon truri juaj, hormonet, sistemi tretës dhe gjithë trupi. Konsumoni më shumë prej këtyre ushqimeve të cilat jua paraqesim në vijim, pasi që trajtojnë mirë problemin e hormoneve

BROKOLI

Brokoli është njëri ndër ushqimet më të shëndetshme për ta trajtuar problemin e hormoneve, pasi që është i pasur me substanca të shumta, të cilat ndihmojnë në largimin e estrogjenit nga trupi. Estrogjeni helmues vjen nga ambienti, përmes ushqimeve dhe pesticideve që mund të depërtojnë në trup.

PATATET E ËMBLA

Patatet e ëmbla janë të njohura me aminoacidet e ashtuquajtura triptofan, që përcjellin një lloj qetësimi në mbarë trupin, duke reduktuar stresin. Patatet e ëmbla janë po ashtu të pasura me vitamina B6, të cilat po ashtu ndihmojnë në largimin e stresit si dhe përshpejtojnë metabolizmin. Po ashtu, patatet e ëmbla mundësojnë tretjen e ngadalshme të karbohidrateve duke ndikuar në prodhimin e serotoninës.

JOGURTI GREK

Shumica e njerëzve që nuk e durojnë qumështin, mendojnë se jogurti ndikon më ndryshe tek ta. Jogurti grek është i pasur me sasi të lartë të proteinave, kalcium, magnez, vitamina B6. Të gjitha këto ndikojnë në pakësimin e stresit, reduktojnë sheqerin.

MANAFERRAT

Manaferrat po ashtu ndihmojnë në reduktimin e estrogjenit të dëmshëm në trup, pastrojnë sistemin tretës si dhe pastrojnë mëlçinë. Mbi të gjitha, posedojnë pak sheqer, kështu që nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Niveli i lartë në gjak nxit çrregullimin e hormoneve, prodhon stres dhe ndikon në humbjen në peshë.

SALMONI I EGËR NGA ALASKA

Salmoni i egër nga Alaska, është i pasur me aminoacidet Omega 3. Proteinat që gjenden në këtë lloj të peshkut janë të rëndësishme për shëndetin e hormoneve, pasi që janë në gjendje ta ndryshojnë kiminë e trurit. Ndihmon në reduktimin e sheqerit si dhe e ndihmon trupin për prodhimin e testosteroneve për ta ekuilibruar estrogjenin.

PERIMET E FERMENTUARA

Lakrat turshi bëjnë mrekullinë për trupin tuaj, e të mos e përmendim sa të shijshme janë. Perimet e fermentuara janë të pasura me probiotikë, që ndihmojnë në ekuilibrin e dipsonimit dhe sistemin tretës. Po ashtu, ndihmojnë në reduktimin e estrogjenit, pastrojnë mëlçinë dhe ndikojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

BAJAMET

Të pagatuara, jo të ziera, bajamet përmbajnë një sasi të lartë të mineraleve dhe vitaminave që e ndihmojnë trupin të funksionojë më së miri. Magnezi, vitamina B6, kalciumi dhe proteinat përmirësojnë disponimin dhe përshpejtojnë metabolizmin. Mbani mend që çdo pasdite të konsumoni bajame, në mënyrë që të keni disponim të këndshëm.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBRA

Perimet me gjethe të gjelbra bëjnë mrekullinë për hormonet, pasi që reduktojnë stresin si dhe largojnë estrogjenin nga trupi. Po ashtu, përkrahin gjakun, pasi që janë të pasura me klorofil, vitamina dhe minerale.

(Kosova Sot Online)