Këshilla nga modelet për ushqim të shëndetshëm

  • 15 qershor 2019 - 20:45
Këshilla nga modelet për ushqim të shëndetshëm

A mendoni se nuk mund të keni ndonjë këshillë për dietë, të cilën e përdorin modelet në jetën e tyre të përditshme? Mendoni edhe njëherë! Edhe pse ndonjëherë modelet nuk ushqehen më së miri, janë disa shprehi të mira, të cilat modelet i kanë zhvilluar me kalimin e viteve dhe janë shumë të sigurta për t'i përcjellë edhe ju

HIDRATIMI

Gjatë javës së modës mos u befasoni nëse nëpër rrugët e Nju-Jorkut i shihni modelet me trup dhe fytyrë të bukur duke bartur me vete shishe me ujë. Modelet e tashmë e kanë kuptuar se hidratimi është kyç për një peshë të shëndetshme, duke e shndërruar këtë këshillë si njërën ndër më të rëndësishmet për modelet. Dehidrimi kronik mundet t'ju drejtojë drejt humbjes së vazhdueshme në peshë, që është problem serioz. Pirja e ujit ndikon në largimin e helmeve nga trupi. Pasi që shpeshherë e zëvendësojmë urinë me etje, të qenët të hidratuar ju largon nga ushqimet e dëmshme.

LËNGJE, MJALTË DHE USHQIME TË GRIMCUARA PËR KAFJALL

Disa modele pëlqejnë të pinë lëngje apo të konsumojnë pak mjaltë para një seti fotografik. Përderisa një agjërim më i gjatë nuk do të rekomandohej, përdorimi i lëngjeve si dhe ushqimet e pasura me vitamina janë mënyra e duhur për të marrë lëndë ushqyese, me ç'rast shtoni fibrat. Provoni që alternativë për kafjall të jetë edhe mjalti më pas një lëng të gjelbër.

HANI PAK, POR NË MËNYRË TË RREGULLT!

Modelet ndoshta nuk mund të kenë kohë të mjaftueshme për t'u ulur dhe të konsumojnë tri herë në ditë ushqim. Në vend të kësaj, ato mund t'ju japin më shumë hapësirë të shkurta ushqimeve gjatë ditës, duke konsumuar ushqime të vogla, por të rregullta dhe më të shpeshta. Mbani mend se modelet janë pothuajse gjithmonë në lëvizje, kështu që ushqimin e tyre, si frutat, perimet, arrat dhe farat lehtë mund t'i vendosin në çantat e tyre personale. Nëse e dini se do të keni një ditë të zënë me pak kohë për të ngrënë, kjo është një këshillë e përsosur për juve.

SHMANGNI ACIDET QË SHTOJNË SHTRESAT PËRRETH BARKUT

Shumica e modeleve betohen se shmangin shumë prodhime, si mishin e kafshëve, sidomos në ato ditët kur kanë ndonjë prezantim të rëndësishëm. Sipas dietës alkaline, ushqimet si mishi dhe djathërat shkaktojnë aknet, fryrjet dhe shumë probleme të tjera. Ekspertët edhe më tutje janë duke studiuar teorinë e dietës alkaline, por shmangia e mishit dhe djathërave mund t'ju ndihmojë të humbni në peshë.

FRUTAT DHE PERIMET PASTROJNË LËKURËN

Modelet duhet ta dinë mirë se çfarë konsumojnë. Nëse aknet apo lëkura e tharë vërehet, ato duhet të përcaktohen për fruta dhe perime, të cilat do ta hidratojnë lëkurën e tyre dhe në këtë mënyrë reduktojnë aknet dhe inflamacionet. Manaferrat dhe agrumet janë zgjidhja e problemeve tuaja me lëkurën.

SHMANGIA E PIJEVE ENERGJIKE DHE ËMBËLTUESVE ARTIFICIALË

Modelet janë mbretëresha në mposhtjen e fryrjeve. Modelet po ashtu e kanë kuptuar se prodhimet si pijet energjike, jo vetëm se ju shtojnë në peshë, por gjithsesi se ndikojnë që trupi juaj, përkatësisht stomaku juaj, të jetë i fryrë. Hiqni dorë nga ushqimet me miell dhe ëmbëltuesit artificialë.

MUNGESA E GJUMIT

Jeta e një modele mund të jetë plot me tension. Derisa janë në mes të setit të fotografive, pas ndejave dhe ahengjeve dhe kalimi nga njëra punë në tjetrën, lehtë mund të çrregullohet orari i gjumit. Disa modele si prioritet të tyre e kanë sasinë e mjaftueshme të gjumit, madje edhe atëherë kur kanë një ditë mjaft të ngjeshur. Mungesa apo pagjumësia kronike jo vetëm se shfaqin shenja të hershme të plakja, por shtojnë edhe nivelin e kortizolit, hormonit të stresit që shkatërron gjithçka.

(Kosova Sot Online)