Provojeni depilimin e shëndetshëm me miell!

  • 06 qershor 2019 - 18:08
Provojeni depilimin e shëndetshëm me miell!

Me ndihmën e miellit të bardhë, nga gruri apo mielli i misrit, në mënyrën më efikase mund t'i hiqni qafe qimet e vogla nga fytyra

MËNYRA E PARË

Përziejini një gotë me miell, gjysmë lugë çaj dhe disa pika qumësht. Më pas këtë përzierje vendoseni në fytyrë, në vendin ku janë rritur qimet e vogla dhe e lini të thahet ashtu për 20 deri në 25 minuta në sipërfaqen ku keni qime. Më pas, me një peshqir me ujë, në drejtimin e kundërt prej nga rriten qimet hiqni maskën. Pjesën e mbetur të maskës e largoni me ujë të ngrohtë. Në fund vendosni një krem hidratues. Gjatë këtij lloji të depilimit mund ta ndjeni një irritim të vogël, që nuk zgjat shumë. Përndryshe, ky lloj i depilimit zbut dhe ndriçon lëkurën. Nëse rregullisht e praktikoni këtë, në masë të madhe do të largoni qimet në mjekër dhe faqe.

MËNYRA E DYTË

Qimet nga fytyra po ashtu mund t'i hiqni qafe edhe me lëngun e shtrydhur të limonit dhe me miell të leblebisë. Për këtë përzierje do t'ju nevojiten 10 ml. lëng të freskët të limonit, 1 gotë ujë dhe 30 gramë miell. Krejt këtë e përzieni mirë, në mënyrë që masa të mos ketë pika të trasha, e më pas e vendosni në fytyrë. E lini të thahet për rreth 15 minuta dhe me një peshqir e hiqni masën, në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve.

DEPILIMI I TRUPIT

Një masë më të fortë, me ndihmën e të cilës do t'i largoni qimet nga pjesët e tjera të trupit, do ta keni duke përzier të bardhët e vezës, miellin e misrit dhe sheqerit. Përzieni të bardhët me një lugë sheqer e më pas përzierjes shtojani gjysmë luge miell misri, të cilën e përzieni derisa të trashet. Vendoseni në lëkurën e tharë dhe e lini të thahet, duke e larguar më pas në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve. Në këtë mënyrë i largoni me rrënjë, përderisa edhe largimi i qimeve të gjata për rezultat zgjat më shumë dhe më gjatë. 

(Kosova Sot Online)