6 fshehtësi për grimin veror

  • 07 June 2019 - 19:57
6 fshehtësi për grimin veror

‘Edhe kur është 32 gradë celsius, ju mund të vendosni grim, pa u kthyer në një tollovi të shkrirë’, thotë Mally Roncal. Sekretet e saj do t’ju bëjnë të dukeni sikur keni një kondicioner ajri me vete

Me këto këshilla mund të dukeni e freskët edhe në ditët më të nxehta.

1. Zbardhni lëkurën!

Përdorni një korrektor me përbërje kremi nën sytë tuaj, kjo jua bën tërë fytyrën të duket më e pastër dhe më e çlodhur, prandaj mund të mos përdorni fare sherk.

2. Përdorni pak pudër në një ngjyrë pak më të hapur se teni i lëkurës suaj.

(Preferohet pudra gjysmë e tejdukshme). 

3. Më pas vendosni një buzëkuq në mollëza me ngjyrë pak më të hapur rozë. 

Filloni së pari me një formulë kremi, duke e shpërndarë atë në mollëza, duke shkuar jashtë drejt syve. Më pas përdorni një buzëkuq në formë pudre mbi të, ose thjesht pudër të fytyrës.

4. Përdorni korrektor edhe në kapak të syve. 

Kjo e parandalon lëkurën nga yndyra e tepërt, që mund të vazhdojë deri te qerpikët dhe t’jua prishë grimin.

5. Definoni sytë tuaj!

Vizatoni një vijë të hollë me laps rezistues ndaj ujit mbi qerpikët tuaj të sipërm. Preferohet me ngjyrë të kafenjtë, pasi që jep një pamje më të butë dhe më të përshtatshme për verë. 

6. Për qëndrueshmëri më të madhe, mbi atë vijë përdorni edhe një hije të syve në formë pudre, por që ka të njëjtën ngjyrë. 

Përfundojeni pamjen me dy shtresa të maskarës rezistente ndaj ujit.

(Kosova Sot Online)