Kostumet e larjes me të cilat do të shkëlqeni gjatë kësaj vere

  • 10 June 2019 - 11:47
Kostumet e larjes me të cilat do të shkëlqeni gjatë kësaj vere

Me shumë gjasë ju tashmë keni përzgjedhur kostumet e larjes për këtë stinë të nxehtë, mirëpo nëse ende jeni në kërkim të kostumeve që do t'ju përshtateshin, atëherë shqyrtojeni mundësinë e blerjes së ndonjërit prej kostumeve të larjes që i kemi renditur më poshtë.

KOSTUMET E MBYLLËTA NJËPJESËSHE

Këto janë kostume të larjes që u përshtaten të gjitha femrave, pa marrë parasysh formën e tyre trupore. Pjesa më interesante e këtyre kostumeve njëpjesëshe është detaji në pjesën e epërme të majtë.

NGJYRA E ZEZË DHE NEON

Këto bikine me ngjyrë neoni dhe me ngjyrë të zezë do t'ju ndihmojnë që të tërhiqni vëmendjen nga mesi i turmës.

KOSTUMET NJËPJESËSHE ME DANTELLA

Nëse ju pëlqejnë veshjet me dantella, atëherë këto kostume me ngjyrë të kaltër të çeltë do të ishin zgjedhja juaj më e mirë.

BIKINET E VALËZUARA

Bikinet, pjesa e epërme e të cilave është e valëzuar, janë shumë të përshtatshme, sidomos për femrat më të dobëta në peshë.

KOSTUMET E LARJES ME NGJYRË TË BARDHË

Për të gjitha ato femra që i adhurojnë detajet, këto kostume larjesh, me ngjyrë të bardhë, janë shumë të përshtatshme.

KOSTUMET ME TË ÇARA DHE ME DANTELLA

Këto kostume njëpjesëshe me çarje janë shumë të bukura në pjesën e përparme, mirëpo janë edhe më interesante në pjesën e pasme.

BIKINET ME FJONGO

Këto bikine shumëngjyrëshe janë të mrekullueshme, sidomos kur i shtohet edhe fjongo si detaj.

KOSTUMET NJËPJESËSHE ME NGJYRË TË ZEZË

Këto lloj kostumesh të larjes futen në grupin e kostume njëpjesëshe, ndonëse janë shumë tërheqëse për t'u konsideruar të tilla.

BIKINET ME LULE

Lulet janë gjithmonë një zgjedhje e përkryer për sezonin e verës dhe këto bikine me lule janë gjithmonë në modë.

BIKINET ME TË POSHTME MË TË GJATA

Këto lloj bikinesh duket të jenë risi e kësaj vere, ndonëse edhe në të kaluarën janë veshur bikinet, të poshtmet e të cilave janë më të gjata. Format e printuara i bëjnë këto bikine edhe më tërheqëse.

KOSTUMET SPORTIVE

Kontrasti i ngjyrave në këto kostume është për t'u admiruar dhe për të qenë më të sinqertë duhet të themi që këto më tepër duken si veshje atletike sesa sikur kostume larjesh. Janë shumë sportive.

KOSTUMET NË FORMË TË SHKRONJËS V

Këto kostume larjesh mund të konsiderohen si kostumet më të bukura njëpjesëshe. Hapja në formë të shkronjës V tek gjoksi dhe të çarat anash i bëjnë këto kostume larjesh të jenë shumë tërheqëse.

(Kosova Sot Online)